Avokati Halimi: Ka shumë pamje që tregojnë se si u vra Ivanoviqi

Avokati Halimi: Ka shumë pamje që tregojnë se si u vra Ivanoviqi

Avokati Mahmut Halimi, ka thënë se ka shumë pamje ku shihet se si u vra Oliver Ivanoviq, si ra në tokë e si u largua vetura nga vendi i ngjarjes. Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Marko Roshiq, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se ka pamje të kamerave […]

Avokati Mahmut Halimi, ka thënë se ka shumë pamje ku shihet se si u vra Oliver Ivanoviq, si ra në tokë e si u largua vetura nga vendi i ngjarjes.

Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Marko Roshiq, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se ka pamje të kamerave që tregojnë qartë se si u vra Ivanoviq.

Në një prononcim për portalin serb “Kosovo-Online”, transmeton lajmi.net, Halimi ka thënë se, në aktakuzën e klientit të tij nuk ka asnjë provë kundër, por që sipas tij, në provat e mbledhura ka edhe pamje të sigurisë së kamerave dhe se në këto pamje shihet qartë edhe momenti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe momenti kur ai bie në tokë pas të shtënave me armë.

Ai për herë të parë ka pranuar se ekzistojnë provat dhe pamjet e kamerave për këtë.

“Dorësimi i kamerave të sigurisë si provë materiale është mjaft profesionale dhe kjo për mua është shumë e domosdoshme. Unë i kam shikuar dhe analizuar shume materialet dhe në asnjë incizim të kamerave që kam parë deri më tani nuk dëshmon se në ato pamje shihet njëri nga klientët e mi. Në këto pamje shihet i ndjeri Oliver Ivanoviq, por nuk shihet se kush e ka vrarë atë. Gjithashtu, në kohën e vrasjes, në kthesë të rrugës shihet pak automjeti, por fytyrat e personave nuk mund të shihen dhe janë të paidentifikuara”, tha Halimi për “Kosovo-Online”, i cili shtoi se në këto pamje shihet vetëm automjeti që kalon dhe personat nga brenda gjuajnë me armë mbi Ivanoviqin.

Theksojmë se politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë në janar të vitit 2018, në hyrje të zyrës së partisë së tij.

Avokati, Mahmut Halimi
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?