Astrit Haraqija paralajmëron zgjedhje të reja: Shpall edhe kandidaturën për deputet

Anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka paralajmëruar se do të ketë zgjedhje të reja në vitin që po hyjmë, duke shpallur kështu edhe kandidaturën për deputet. Dje është konstituar legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, ku Glauk Konjufca u zgjedh Kryetar i Kuvendit, mirëpo pa ndonjë marrëveshje paraprake me LDK’në. Çështja […]
Dje është konstituar legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, ku Glauk Konjufca u zgjedh Kryetar i Kuvendit, mirëpo pa ndonjë marrëveshje paraprake me LDK’në.
Çështja e kryetarit të Kuvendit ishte njëra ndër pikat më të diskutueshme në mes të VV’së dhe LDK’së, që nuk arritën të bjënë marrëveshje për krijimin e Qeverisë.
E kjo bllokadë në mes këtyre dy partive, mund të sjell edhe zgjedhje të reja pasi që VV nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë.
Për zgjedhje të reja ka paralajmëruar edhe Astrit Haraqija nga LDK, ku me anë të Facebook’ut ka paralajmëruar se do të jetë kandidat për deputet në këto zgjedhje.
“Unë biri yt dardan, deputet në 2020”, ka thënë ai në një mbishkrim në një fotografi ku shihet logo emblematike e kësaj partie ajo me flamur dardan.
Më poshtë keni edhe publikimin e plotë të tij.












