Arben Gashi për Ramën: Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, nuk është i denjë që Kosova të merret me të

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të. Sipas tij, në këtë situatë, injorimi është përgjigja më e mirë për kryeministrin e Shqipërisë. “Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më […]

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të.

Sipas tij, në këtë situatë, injorimi është përgjigja më e mirë për kryeministrin e Shqipërisë.

“Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

Ndërsa, sa i përket reagimit të Ramës kur u pyet për mohimin e masakrave nga Vuçiqi, Gashi tha se Rama është mjerimi i qeverisë shqiptare dhe deklaratat e tij janë të tmerrshme.

“Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, mjerim në krye të shtetit shqiptar, besoj që është tmerr për secilin shqiptar që e dëgjon atë shprehje”, ka thënë Gashi.

Edi Rama pas takimit me Vuçiqin ka bërë një serë akuzash ndaj Kosovës dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Poashtu Rama ka imituar një gazetar kur është pyetur se gjithë këto takime e marrëveshje po i bën me një njeriu që ka mohuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnjë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?