Anglia çmendet pas këngëve labe: Regjisori bëri film për to (Video)

Një film për këngët labe, pra me këngë të ndikuara nga jeta blegtorale është realizuar nga regjisori anglez Dan Shutt. Filmi ka si temë këngën labe, muzikën polifonike popullore shqiptare dhe protagonistët kryesorë janë Golik Jaupi, Vullnet Silaj dhe Endri Hodaj. Film ky që titullohet “Washed by the Moon” (shq. Larë në Hënë) e që […]
Filmi ka si temë këngën labe, muzikën polifonike popullore shqiptare dhe protagonistët kryesorë janë Golik Jaupi, Vullnet Silaj dhe Endri Hodaj.
Film ky që titullohet “Washed by the Moon” (shq. Larë në Hënë) e që bazohet në një këngë të njohur labe të titulluar “Labëri larë në Hënë”.
Regjisori Shutt tregon për njohjen e tij të parë me këtë muzikë, “Po punoja në Londër në vitin 2016, duke bërë një regjistrim, kur dëgjova një këngë të quajtur “Janinës ç’i panë sytë”.
Menjëherë lashë punën, dhe fluturova për në Shqipëri. Unë dhe shoku im i fëmijërisë, Isaac-u, një kinematograf i madh, përfunduam në shtëpinë ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 1912, me një grup vendas këngëtarësh legjendarë të polifonisë.
Grupi Lab vizitoi Mbretërinë e Bashkuar këtë vit për të shfaqur për herë të parë këto këngë baritore tre mijë vjeçare, në premierën e tetorit 2019, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Pjesëtarët e grupit rrotullohen rreth zërit kryesor, zukatjes së fuqishme (‘iso’) dhe teknikave të ndryshme të ndërlikuara të cicërimave zanore, që imitojnë dhitë, kambanat dhe tingujt e maleve shqiptare. “Kur këndon Grupi Lab, dridhet toka!”
Më tutje Dan Shutt shton se, “Kur këndojnë këto grupe dridhen xhamat e dritareve dhe toka tundet, në kuptimin e plotë të fjalës!”
Kujtojmë se këngët labe ishin lëshuar edhe në BBC 4 muaj më parë. /Periskopi












