Analisti që mbështeti VV-në: Albini gaboi që ia uroi fitoren Isës, argatit të Serbisë

Analisti që mbështeti VV-në: Albini gaboi që ia uroi fitoren Isës, argatit të Serbisë

Analisti nga diaspora, Bleron Baraliu, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit për koalicionin qeverisës VV-LDK që thuhet se ka pësuar ngërç shkaku i postit të presidentit. Baraliu ka deklaruar se Albin Kurti i kishte uruar fitoren Isa Mustafës më 7 nëntor “në shenjë mërsie” drejt […]

Baraliu ka deklaruar se Albin Kurti i kishte uruar fitoren Isa Mustafës më 7 nëntor “në shenjë mërsie” drejt fortifikimit të koalicionit fitues. Në medie nuk është raportuar në lidhje me një telefonatë të tillë, apo urim të tillë.

Sidoqoftë, analisti beson që kjo e ka bërë Isa Mustafën të besojë se i ka fituar zgjedhjet dhe të pozicionohet fuqishëm në negociatat me Vetëvendosjes.

“Dhe tash Isa nuk po mundet me u shkeput prej iluzionit psicik se i ka fitu zgjedhjet. Edhe nPrishtine i ka pas fitu me duar nxhepa (atebote thoshte na i kemi fitu nrund tpare, balotazhi eshte manipulu dhe svlen), dhe me qef e ka pas lshu komunen, per me fitu prape ne zgjedhje tpergjithshme (prape si humbes) per ta ba qeverine me PDK.” – shkruan z.Baraliu, përcjell Periskopi.

Më tej, ai e quan “argat të Serbisë” z. Mustafa, dhe akuzon Kurtin se do t’i bëj dëm të madh ardhmërisë së popullit tonë.

Ai propozon një qeveri pa koalicion, e të cilën kuvendi do ta votonte për të mos krijuar kaos të ri politik. Është zor e besueshme që partitë opozitare do ta zgjedhnin z.Albin Kurti si kryeministër të ri duke marrë parasysh marrëdhëniet politike në dhjetë vitet e fundit.

Një gjë e tillë, beson Baraliu, do ta bënte Kurtin të futej në mesin e personaliteteve si Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi e Edi Rama.

Më poshtë e keni statusin e plotë dhe të paredaktuar të z.Baraliu që në këto zgjedhje e kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje:

Natyrisht qe LDK kujton se i ka fitu zgjedhjet, sepse Albini ia ka uru fitoren Ises me 7 Tetor, ne shenje miresie (dhe naivité) drejt fortifikimit te ‘koalicionit futues’.

Dhe tash Isa nuk po mundet me u shkeput prej iluzionit psicik se i ka fitu zgjedhjet. Edhe nPrishtine i ka pas fitu me duar nxhepa (atebote thoshte na i kemi fitu nrund tpare, balotazhi eshte manipulu dhe svlen), dhe me qef e ka pas lshu komunen, per me fitu prape ne zgjedhje tpergjithshme (prape si humbes) per ta ba qeverine me PDK.

Albini ma shume i ka ba dam ardhmenise se popullit duke regjenru argatin e serbise, se q’ka me sjelle dobi permes qeverisjes bashke me te. Erdhi dita per qeveri pa koalicion: VV propozon qeverine, kuvendi le te zgjedh ta votoje ose te krijoje kaos te ri politik.

Por per kete pune duhet me pas guxim moral te tipit te Adem Demacit a Ukshin Hotit, mos me thane t Adem Jasharit. Dhe ketu e kuptojme se Albini eshte me shume ne rangliaten e Ibrahim Rugoves, Hashim Thaqit, a Edi Rames – se sa ne ate te mesiperpermendurve!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?