Analisti pas zgjedhjes së Konjufcës: A duhet gjithë kryetari i Kuvendit me qenë i ShIK-ut, a?

Analisti i njohur Shkodran Ramadani ka ironizuar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. Glauk Konjufca me 75 vota për, ia doli të merrte besimin e deputetëve të zgjedhur për t’u emëruar kryetari më i ri i Kuvendit të Kosovës, duke pasuar z.Kadri Veseli. Z.Kadri Veseli ishte drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, i […]
Glauk Konjufca me 75 vota për, ia doli të merrte besimin e deputetëve të zgjedhur për t’u emëruar kryetari më i ri i Kuvendit të Kosovës, duke pasuar z.Kadri Veseli.
Z.Kadri Veseli ishte drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, i njohur ndryshe edhe si ShIK. Ndërkohë që z.Konjufca është përfolur si ish anëtar i ShIK-ut nga ish deputeti i PSD-së, z.Dardan Molliqaj.
Kjo ka bërë që Ramadani të tallet me kryetarin e ri të Kuvendit duke pyetur: “A gjithë duhet me qenë i ShIK-ut, kryetari i Kuvendit, a?”
Megjithatë vlen të përmendim se nuk ka pasur asnjë provë se z.Konjufca ishte pjesë e ShIK-ut, ndërsa ky i fundit ka mohuar një gjë të tillë.
Kujtojmë se vetë Konjufca zgjodhi të abstenonte në votimin për zgjedhjen e tij si kryetar kuvendi./Periskopi












