Analisti kosovar tregon se si do duhej të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re

Analisti kosovar tregon se si do duhej të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re

Analisti kosovar tregon se si do të duhej të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë.   Analisti politik, Naim Rashiti ka bërë një parashikim se si do të duhej të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë së re, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ka thënë se Qeveria e re […]

Analisti kosovar tregon se si do të duhej të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë.

 

Analisti politik, Naim Rashiti ka bërë një parashikim se si do të duhej të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë së re, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e re duhet të përbëhet nga 15 ose 16 ministri.

Sipas Rashitit, LVV duhet të marrë postin e kryeministrit si dhe 6 ministri, LDK duhet të marrë zv.kryeministrin e parë dhe 7 ministri, kurse minoritet duhet të marrin 3 ministri.

Rashiti ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se kur të vjen koha, shefat e grupeve parlamentare të LDK dhe LVV propozojnë me konsensus kandidatin për President, me kusht që kandidatura të jetë i pranueshëm së paku edhe për një pjesë të opozitës, pra më shumë se votat e koalicionit qeverisës.

“Në rast të dështimit të këtij kandidati, sipas të njëjtës procedurë, shefat e grupeve parlamentare të LDK e LVV të marrin miratimin e opozitës për kandidatin/en tjetër për President. Natyrisht, posti i Presidentit nuk duhet të mbetet i rezervuar për liderët politik. Partitë parlamentare duhet të kërkojnë një kandidat (një nga deputetet apo përfaqësuesit politik) I cili merr mbështetje më të madhe politike në kuvend”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se nëse LVV dhe LDK zvarrisin procesin e formimit të institucioneve për shkak të balancimit të forcave, ato do të bëjnë atë çka qeveritë e kaluara kanë bërë, siç ka thënë ai “asgjë ndryshe”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?