Analistët godasin LVV-në e LDK-në: Po tregohen të pazotë për të qeverisur

Analistët godasin LVV-në e LDK-në: Po tregohen të pazotë për të qeverisur

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar rreth arritjes së marrëveshjes për koalicion. Albin Kurti dhe Isa Mustafa u takuan pas më shumë se 10 ditësh kur ishte takimi i fundit nga i cili dolën pa marrëveshje të nënshkruar për […]

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar rreth arritjes së marrëveshjes për koalicion.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa u takuan pas më shumë se 10 ditësh kur ishte takimi i fundit nga i cili dolën pa marrëveshje të nënshkruar për koalicion, shkruan Periskopi.

Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, liderët e këtyre dy partive kishin shpeshtuar takimet e madje deklaroheshin se kanë gjetur gjuhë të përbashkët për qeverisje. Por rrjedha mori kahje krejt tjetër në momentin kur çështja e postit të Presidentit u hodh në tavolinë nga partia e Isa Mustafës.

Gjatë kësaj kohe, nuk kanë munguar deklaratat e ashpra nga zyrtarë të të dy partive.

Ngërçin politik në të cilin gjendet aktualisht Kosova, si pasojë e mos arritjes së marrëveshjes për koalicion nga LVV-LDK, analistët po e shohin si të lidhur ngushtë me interesa për pushtet e jo për të punuar për shtet.

Analisti Mazllum Baraliu, duke folur për Periskopin, konsideron se të dy partitë po shfaqin shenja pazotësie, për ta marrë në dorë qeverisjen e vendit. Sipas tij, interesi i tyre janë postet dhe jo përkushtimi në përgjegjësitë që i presin.

‘’Këta do të duhej të kishin më shumë konsideratë për shtet dhe për qytetarët sesa për pushtet. Pa dashur që të dallojnë ndonëse dihet se kush po i vë këto kushte megjithatë mendoj se të dy palët kanë përgjegjësi të madhe se nuk po janë të zotët të merren vesh për diçka që mund të merren vesh për disa minuta. Kaq gjatë kanë filluar para zgjedhjeve dhe tash pas certifikimit të zgjedhjeve dhe nuk po e bëjnë një marrëveshje. Kjo është e papërgjegjshme dhe jo-serioze ndaj elektoratit, qytetarit e shtetit po se po sepse po shihet se më i rëndësishëm është pushteti për ta dhe të them përfitimet nga pushteti, sepse kalkulimet për ministri për poste nuk mund të shpjegohen ndryshe përveç një interes shumë jo real. Kanë interesa shumë të ngushta’’, tha Baraliu.

Tutje, Baraliu thekson se stërzgjatja e procesit për arritjen ose jo të një marrëveshje në mes LVV e LDK, po i bënë që të mos kenë dallim nga partitë e tjera. ‘’Nuk po dallojnë fare, kemi të njëjtin avaz, të njëjtat metoda, të njëjtat veprime të partive fituese dhe të kësaj klase politike. Ata nuk po e vrasin mendjen për pasojat e vonesave, më shumë janë të interesuar për pushtet sesa për qeverisje të mirë dhe për marrje të përgjegjësive dhe kryerjeve të obligimeve e premtimeve që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore’’, përfundon Baraliu.

Të parëndësishëm e me peshë të vogël e vlerëson takimin e djeshëm në mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, analisti Dardan Grapci.

Grapci thekson se vonesat që po i bëjnë LVV dhe LDK, shkojnë në favor të Serbisë dhe jo të partive opozitare.

‘’Takimi i djeshëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk ka pasur edhe ndonjë peshë të madhe, duke e ditur që Kosova nga 6 tetori kur edhe përfunduan zgjedhjet është duke u futur në një krizë të thellë politike. Këto vonesa dhe anashkalime për formimin e Qeverisë nga LVV dhe LDK më shumë i konvenon Serbisë, se sa partive opozitare në Kosovë’’, tha Grapci.

E duke i parë zhvillimet e fundit në vend, Grapci parasheh se nëse LVV dhe LDK nuk arrijnë marrëveshje deri në fund të dhjetorit, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme e që sipas tij, kjo do të shkojë në favor të koalicionit të kaluar, PAN.

‘’Unë mendoj që nëse deri në fund të dhjetorit nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë mes muajit mars – prill duhet të shpallet data për zgjedhje të jashtëzakonshme , dhe nëse ndodhë kjo atëherë koalicioni PAN do e merr përsëri timonin për qeverisjen e Kosovës’’, përfundon Grapci.

Kujtojmë se kanë kaluar dy muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Parti fituese doli LVV ndërsa e dyta LDK. Lideri i VV-së, kishte premtuar se 72 orë pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, do të finalizohej marrëveshja me LDK-në për të qeverisur, gjë e cila nuk ndodhi./Periskopi/Zana Rugova/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?