Amerikanët nuk po pinë birra më: Ja çka po pinë në vend të saj

Pija e famshme mijëravjeçare e prodhuar nga elbi, birra, tashmë në kontinentin amerikan nuk po pihet si dikur. Dikur në tregun e ShBA-ve, birrat ishin absolutisht mbizotëruese, me lloje si Coors Light dhe Miller Light. Konsumuesit e pijeve alkoolike po mendojnë se ka ardhur koha që të provojnë lloje të tjera të pijeve si verërat […]
Konsumuesit e pijeve alkoolike po mendojnë se ka ardhur koha që të provojnë lloje të tjera të pijeve si verërat e konservuara dhe po ashtu koktejet.
Shitja e birrës në ShBA ra me 2,4 për qind ndërsa shitjet e birrës shtëpiake ranë me 4,6 për qind mes tetorit 2018 dhe tetorit 2019, sipas Nielsen, përkthen Periskopi nga CNN.
Por, njerëzit po vazhdojnë të pijnë birrën, dhe po e zëvendësojnë me pije si “Hard Seltzer”, e njohur si pije alkoolike që përmban edhe ujë të gazuar, alkool dhe shpesh aromatizues frutash, verëra të konservuara, kokteje dhe liker, që është një pije alkoolike e prodhuar nga distilimi i kokrrave të frutave dhe perimeve.
Kujtojmë se Kina është prodhuesi më i madh në botë i birrës me 1,35 miliardë konsumatorë dhe me një volum prodhimi prej 46,5438 milionë kilolitrash. /Periskopi












