Ambasada britanike: VV dhe LDK të tejkalojnë dallimet, të formojnë Qeverinë

Ambasada britanike: VV dhe LDK të tejkalojnë dallimet, të formojnë Qeverinë

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka kërkuar nga këto dy subjekte politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovë që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë Qeverinë e re. Përmes një komunikate për media ambasada britanike në Kosovë, thotë se pas më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, […]

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka kërkuar nga këto dy subjekte politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovë që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë Qeverinë e re.

Përmes një komunikate për media ambasada britanike në Kosovë, thotë se pas më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një Qeveri e re.

Ajo ka përmendur çështjet urgjente, siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen.

“Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen. Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje kjo ambasadë thotë se respekti për votuesit dhe Kushtetutën do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku

“Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes. Respekti për votuesit dhe Kushtetuten do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin”, thuhet në fund të njoftimit.

Gjatë ditës sotme, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar veç e veç, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për t’u informuar lidhur me ecurinë mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshje të koalicioni qeverisës.

Kujtojmë se deri sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar tri ftesa për takim konsultativ liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili konsiderohet si kandidati kryesor për kryeministër të Kosovës. Por, Kurti ka refuzuar dy ftesat e para, ndërkaq, ftesës së tretë i është përgjigjur duke thënë se nuk do të mund të takohet më 31 dhjetor me presidentin dhe ka kërkuar që ky takim të mbahet më 6 janar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?