Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj zyrtares ligjore të MMPH-së

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj zyrtares ligjore të MMPH-së

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, e pandehura H.K., gjatë vitit 2018 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat e saj zyrtare, me […]

Sipas aktakuzës, e pandehura H.K., gjatë vitit 2018 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat e saj zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëm Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që në cilësinë e zyrtares ligjore pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë,  me datë 29.03.2018 merr vendim me të cilin shfuqizon aktvendimin e datës 21.03.2018 të Drejtorisë për Inspekcion të Ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit.

“E pandehura H.K., gjatë vendosjes në shkallë të dytë me ankesë të palës nga Drejtoria e Inspekcionit dhe Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, nuk kërkon shkresat dhe dokumentacionin e vendosjes në shkallë të parë lidhur me mosdhënie të lejes për ndërtim qytetarit L.M., me ç’rast  kishte për të ardhur në përfundim  se  në çështjen konkrete nuk ka pasur heshtje administrative rreth kërkesës për leje-ndërtim siç pretendon L.M., në padinë e kompensimit të dëmit lidhur me rrënimin e objektit pasi Komuna e Prizrenit -Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor me datë 30.08.2017 ka hudhur kërkesën për leje ndërtimore. Kështu që, e pandehura me marrjen e një vendimi në shkallë të dytë e aprovon ankesën e L.M., dhe e kthen çështjen në rishqyrtim duke u bazuar vetëm në shkresat e palës e cila ka parashtruar ankesë, dhe kështu i mundëson L.M., në kontestin civil të kërkojë kompensimin e dëmit në shumë prej 70.000 euro për rrënim të objektit duke dëmtuar për këtë shumë Komunën e Prizrenit. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura H.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?