Ajri në Prishtinë i njëjtë si ai në Pekin, BE ndërhyn me fonde për ta përmirësuar gjendjen

Gjendja e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë. Luigi Brusa nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se ajri në Prishtinë ditët e fundit ishte i njëjtë si në Pekin. Pekini konsiderohet si njëri nga qytetet më të ndotura në botë. Sipas ‘AP News’ BE po investon më shumë se 80 milionë euro […]
Pekini konsiderohet si njëri nga qytetet më të ndotura në botë.
Sipas ‘AP News’ BE po investon më shumë se 80 milionë euro në Kosovë për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Brukseli ka nënshkruar një kontratë me autoritetet e Kosovës për të investuar 76 milionë dollarë për rregullimin e uzinës së ‘Kosovës B’, për të ulur nivelin e pluhurit që prodhon.
Ky projekt do të fillojë në majin e vitit të ardhshëm.












