Ajri i ndotur në Prishtinë një rrenë? Edhe pse dimër, matësit tregojnë rezultate krejt tjera

Ajri i ndotur ishte termi më shqetësues i vitit 2018. Prishtina kishte shkuar në majë të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur, krahas qyteteve kineze e indiane. Por, sivjet diçka ndodhi dhe ajri u përmirësua në mënyrë të beftë. Tash e disa javë, Prishtina shumicën e kohës ka ajër mjaft cilësor me nivelin […]
Tash e disa javë, Prishtina shumicën e kohës ka ajër mjaft cilësor me nivelin 50 e më poshtë. Kujtojmë se vitin e kaluar niveli kishte shkuar deri mbi 200.
Por, shifrat e këtilla tashmë janë të shkuara e të harruara. Aktualisht Prishtina ka nivelin 64, e që kategorizohet si ajër “i moderuar” apo “mesatar”. Gjatë ditës së djeshme, ajri ishte edhe më i mirë se sot.


Megjithatë, burimi kryesor i ndotjes vazhdon të jetë monoksidi i karbonit, përcjell Periskopi.
Ky gaz helmues lëshohet nga lëndët djegëse si thëngjilli apo nafta e veturave të vjetra që nuk kanë pajisje për filtrimin e gazrave të emetuara në hapësirë.
Se çka ka bërë që ajri në Prishtinë të ndryshojë, ende nuk dihet. Është e mundur që matësit e Konsullatës Amerikane në Prishtinë janë ndryshuar dhe për rrjedhojë, edhe rezultatet që na vijnë janë më të sakta. /Periskopi












