Agim Veliu s’e merr vesh Konjufcën: I thotë të mos përcaktojë emra, edhe pse ai nuk e bëri

Agim Veliu nga LDK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja nuk të drejtë në asnjë moment që të përcaktojë se kush do të jetë president i vendit nga radhët e LDK-së, pasi që deputeti i zgjedhur i VV-së, Glauk Konjufca në një mënyrë deklaroi se Vjosa Osmani do të ishte emër i pranueshëm nga VV-ja për […]
Konjufca thjesht ishte pyetur nëse partia e tij do ta pranonte zonjën Osmani, pas së cilës pyetje ai bëri një përgjigjje më të gjatë se që është kuptuar nga gazeta Insajderi. Konjufca deklaroi se plani A i tyre ishte presidenti jopartiak, por pas pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve se a mendonin që Osmani do t’i kryente mirë detyrat si presidente, ai u përgjigj pozitivisht.
Kjo ka irrituar z.Agim Veliu, ndoshta edhe nga keq-transmetimi i pyetjes prej gazetës Insajderi.
“Nuk ka të drejtë në asnjë moment VV-ja me përcaktu kandidatin e LDK-së se kush do të jetë as president e as në kurrfarë pozicioni tjetër. Po besoj që ky deklarim nuk ka qenë aq i meqëm i Konjufcës në këtë fazë kur po bëjmë përpjekje për ndërtimin e koalicionit për ndërtimin dhe mirëbesimit dhe thjeshtë kjo është një lloj ndërhyrje në politikat e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veliu
I pyetur nëse Vjosa Osmani mund të ishte e propozuara e kësaj partie për presidente, ai ka deklaruar se partia në të cilën bën pjesë aktualisht nuk ka emër konkret.
Kujtojmë se z.Agim Veliu është kryetar i komunës së Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së. /Periskopi












