Agim Bahtiri për takimin Sveçla – Gjuriq: Xhelali është i pastër si loti

Agim Bahtiri për takimin Sveçla – Gjuriq: Xhelali është i pastër si loti

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri njëherësh edhe anëtar i VV-së, ka reaguar pas fotografive të publikuara mbrëmë ku Xhelal Sveçla u pa i ulur në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.  Bahtiri thotë se Sveçla është i pastër si loti dhe se bashkëpartiaku i […]

Bahtiri thotë se Sveçla është i pastër si loti dhe se bashkëpartiaku i tij ishte prezent aty meqenëse e përfaqësonte Kosovën.

Shkrimi i plotë:

Shumë zhurmë për asgjë. Kjo është ajo që bëri mbrëmë e sot PDK-ja dhe velgat e saj mediale, pas prezencës së Xhelal Sveçlës në një konferencë ballkanike të ftuar nga miqt ndërkombëtar.

Xhelali ishte prezent aty edhe pse ishin prezent përfaqësuesit e Serbisë, por këtë e bëri për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën, sepse tash si parti fituese Vetëvendosje ka përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore. Por nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën, siç bëri përpjekje PDK-ja dhe një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës për shumë kohë.

Përderisa këta që po kritikojnë janë takuar fshehtazi për ndarjen e Kosovës deri në Mitrovicë, Xhelali mori pjesë në një takim zyrtar të organizuar nga miqt ndërkombëtar. Nuk mund ta kritikojnë Xhelalin e as VV-së këta që i falen Malit të zi 8200 hektarë tokë të Kosovës.

Për dallim prej tyre, Xhelali nuk ulet për të biseduar ndarjen e Kosovës, sepse ai as nuk blihet e as nuk shitet, as nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, sepse është i pastër si loti në aspektin privat e zyrtar.

PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti. Njëjtë siç dështuan ta ndalin fitoren e VV-së, ashtu do të dështojnë ta pengojnë formimin e Qeverisë Kurti.

AB

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?