Abdullahu: VV dhe LDK nuk jeni ndryshimi as shpresa, jeni dështimi dhe e pabesa – marre ju qoftë

Abdullahu: VV dhe LDK nuk jeni ndryshimi as shpresa, jeni dështimi dhe e pabesa – marre ju qoftë

Ish-këshilltari i Isa Mustafës në kohën kur ishte kryeministër, Faton Abdullahu, thotë se LDK dhe VV bënë bashkë zhgënjimin tek qytetarët. “Ju nuk jeni ndryshimi as shpresa, ju jeni dështimi dhe pabesa. Marre ju qoftë. Ju nuk dështuat pse nuk i ndatë përgjegjësitë, por pse jeni të papërgjegjshëm” , shkruan Abduallhu, shkrimin e plotë të […]

Ish-këshilltari i Isa Mustafës në kohën kur ishte kryeministër, Faton Abdullahu, thotë se LDK dhe VV bënë bashkë zhgënjimin tek qytetarët.

“Ju nuk jeni ndryshimi as shpresa, ju jeni dështimi dhe pabesa. Marre ju qoftë. Ju nuk dështuat pse nuk i ndatë përgjegjësitë, por pse jeni të papërgjegjshëm” , shkruan Abduallhu, shkrimin e plotë të të cilit, mund ta lexoni më poshtë:

Për zhgënjimin që bëtë bashkë LV dhe LDK

Ju tek e tek keni ngjall jo pak shpresën për ndryshim, e bashkë ofruat shumë zhgënjim e dështim. Tek e tek ju keni edhe disa të mira, por kur bëheni bashkë ja shumëfishoni të këqijat njëra tjetrës.

Ju jeni dy gjysma që e dëshmuat se kur bëheni bashkë, nuk mund të bëheni një, as të parët.

Ju nuk jeni ndryshimi as shpresa, ju jeni dështimi dhe pabesa. Marre ju qoftë.

Ju keni mashtruar qytetarin e Kosovës dhe u përpoqët ta mashtroni edhe njëri tjetrin. Por mashtruesit nuk mund ta mashtrojnë mashtruesin. Prandaj ju mund vetëm të dështoni. Ju ka zënë mallkimi i votuesit.

Ju shihni çdo marrëzi te njëri tjetri, por asnjëherë nuk e shihni vëllaun që duhet të ndihmohet, as qytetarin që duhet të shpëtohet.

Ju shihni çdo gjë por nuk e shihni Serbinë edhe pse e kemi mbi kokë si gijotinë.

Ju nuk dështuat pse nuk i ndatë përgjegjësitë, por pse jeni të papërgjegjshëm.

Ju ishit të padrejtë prandaj nuk mundët të ndani drejtësi. Zgjedhjet zakonisht janë zgjidhje, por ju dëshmuat se me votat që i morët i lidhët nyje shpresat e qytetarit.

Ju e keni parë njëri tjetrin vetëm si trambulinë për të marrë atë që votuesi nuk ua dha – më shumë pushtet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?