Abdullahu: LDK dhe VV mashtruan qytetarët, tash po e mashtrojnë njëra -tjetrën

Abdullahu: LDK dhe VV mashtruan qytetarët, tash po e mashtrojnë njëra -tjetrën

Ish-këshilltari i Isa Mustafës në kohën sa ky ishte kryeministër, Faton Abdullahu, thotë se LDK dhe VV kane qenë të pasinqerta me qytetarin e Kosovës dhe kështu janë edhe me njëra tjetrën. Përmes një shkrimi në FB të titulluar ‘Mashtrimi i madh’, Abdullahu thotë se Vetëvendosjen po e mund populizmi i saj që s’mund ta […]

Ish-këshilltari i Isa Mustafës në kohën sa ky ishte kryeministër, Faton Abdullahu, thotë se LDK dhe VV kane qenë të pasinqerta me qytetarin e Kosovës dhe kështu janë edhe me njëra tjetrën.

Përmes një shkrimi në FB të titulluar ‘Mashtrimi i madh’, Abdullahu thotë se Vetëvendosjen po e mund populizmi i saj që s’mund ta përkthej në realitet dhe LDK’në thotë se e pengon mosreformimi i brendshëm – i cili – thotë Abdullahu, nuk do të mund të ndodhë pasiqë kjo parti të hyjë në Qeveri.

Ja shkrimi i plotë:

Mashtrimi i madh

Edhe LV edhe LDK kanë qenë të pasinqerta me qytetarin e Kosovës, prandaj nuk mund të jenë ndryshe as me njëra tjetrën.

LV, ka qenë vazhdimisht populiste e cila e ka paraqitur të keqen e madhe si stërkeqje tragjike, vetëm për ta justifikuar sulmin ndaj oponentëve politik e cila shpesh ishte në diskrapancë me masën e nevojshme pragmatike për ta ndalur të keqen. Mandej LV qëllimshëm, ka premtuar të pamundurat si të arritshme të domosdoshme, vetëm për ti fituar kështu votat, sidomos të atyre qytetarëve që ishin në hall të madh për mbijetesë e jetë dinjitoze. Tash realiteti ua ndëshkon populizmin dhe mungesën e sinqeritetit me pamundësi për të ‘ardh dita’.

LDK, ka qenë vazhdimisht e njëtrajtshme politikisht, me çka hezitimin e ka shitur për urëti, kurse mungesën e dijes për të ofruar ndryshime e ka kamufluar kinse me pamundësi që kjo të bëhet me rrugë institucionaliste. Ajo i ka ofruar në zgjedhje qytetarëve, atë që nuk e ka pas brenda thelbit të saj, reformën dhe mendimin e guximshëm. Kjo ka qenë e mundshme vetëm me mashtrim optik politik. Para se ndryshimet dhe reformat të ndodhin në strukturat e LDK-së ato nuk mund të ndodhin kur partia e merr qeverinë. Partia duhet të reformohet para se ta marr pushtetin, përndryshe nuk i ‘Beso’n as vetes, as të tjerëve

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?