Abdixhiku: Të dashtun mjekë, sot kaluat çdo kufi

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka komentuar refuzimet e mjekëve për t’i trajtuar sot pacientët, shkaku i grevës pas vendimit të Kushtetueses për pezullim të Ligjit të Pagave. Ai shkruan kështu: Hallegjinjë me sëmundje kanceri, refuzohen për kimioterapi. Në ftohtësinë më të madhe njerëzore, kthehen mbrapshtë si mall. Arsye u […]
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka komentuar refuzimet e mjekëve për t’i trajtuar sot pacientët, shkaku i grevës pas vendimit të Kushtetueses për pezullim të Ligjit të Pagave.
Ai shkruan kështu:
Hallegjinjë me sëmundje kanceri, refuzohen për kimioterapi. Në ftohtësinë më të madhe njerëzore, kthehen mbrapshtë si mall. Arsye u thonë është greva. Ec e shpjegoja dikujt që përballet me jetë arsyet e tua për grevë.
Në asnjë vend normal greva nuk prekë rastet e jetës. Sepse greva s’mund të mundë njerëzoren. Është megjithatë një kufi. Sot, të dashtun mjekë, kaluat këtë kufi.
Keni çdo të drejtë të mbani inat; keni të drejtë të protestoni. Ju kanë mashtruar. Kanë luajtur me dinjitetin tuaj për një vit rresht. Ju kanë dhënë një ligj të padrejtë, të rrëzueshëm – e tash, mu atëherë kur u duhet destabilitet, ju përdorin si mjet. Por adresën e mllefit e keni gabim. Më së paku në këtë adresë i gjeni pacientët me kancer; të cilët juve ju shohin si heronj të fundit, e ato barna që i presin me javë rend si shpresë për më shumë jetë. E di këtë punë vet. Kam kaluar nëpër koridoret e tilla me familjarë më shpesh se ç’mund të kisha imagjinuar ndonjëherë./Periskopi/












