Abdixhiku: Skandaloze deklarata e Glauk Konjufcës, m’u duk si fushatë kundër LDK’së

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur skandaloze deklaratën e Glauk Konjufcës, teksa u shpreh u habitur pse LDK po e kërkon ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton Periskopi. ‘’Ka qenë intervistë skandaloze, nuk bëhet një intervistë e tillë nëse do me lidh marrëveshje. Duhet me mendu me kokë të ftohtë për […]
‘’Ka qenë intervistë skandaloze, nuk bëhet një intervistë e tillë nëse do me lidh marrëveshje. Duhet me mendu me kokë të ftohtë për t’u bërë bashkë’’, thote Abdixhiku në Rubikon.
‘’I zmadhoi dhe ishte tendencë për ta vendosur diskutimin në gjueti publike. Pra ta bëjmë LDK të duket keq dhe fajtore, dhe m’u duk si fushatë. Një gjë të tillë mund ta bëjmë edhe ne, nuk është që LDK s’ka njerëz që t’u dalin Zot bindjeve të veta’’, shtoi ai./PERISKOPI/












