Abdixhiku paralajmëron VV’në: Nëse tash s’merremi vesh, nuk shkon më kjo kështu

Lumir Abdixhiku nga LDK ka thënë se Vetëvendosje po bën luftë speciale ndaj partisë tij, transmeton Periskopi. Abdixhiku ka theksuar sonte në Rubikon se nëse tash nuk merren vesh për koalicion me VV’në, le ta harrojnë që bashkëpunim do të ketë në të ardhmen. ‘’Nëse tash nuk merremi vesh, nuk mund të jemi partner më. […]
Abdixhiku ka theksuar sonte në Rubikon se nëse tash nuk merren vesh për koalicion me VV’në, le ta harrojnë që bashkëpunim do të ketë në të ardhmen.
‘’Nëse tash nuk merremi vesh, nuk mund të jemi partner më. VV le të merret vesh pastaj me PDK’në. Ju po na dërgoni në zgjedhje, dhe prap doni të na ulni në tavolinë, me nënvlerësim, nuk shkon më kjo kështu’’, ka thënë ai.
‘’Është momenti i fundit që të merremi vesh’’./PERISKOPI/












