A u mbulua apo jo me shami? – sqaron Violetë Kukaj

A u mbulua apo jo me shami? – sqaron Violetë Kukaj

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Violetë Kukaj-Retkoceri, ka qëndruar shpesh larg mediave kur kanë qarkulluar thashetheme apo lajme të rrejshme për të. Është përfolur ndër vite se ajo është mbuluar, gjë për të cilën Violeta ka sqaruar në një intervistë të fundit se nuk ka qenë i vërtetë një lajm i tillë. “Nuk e […]

Është përfolur ndër vite se ajo është mbuluar, gjë për të cilën Violeta ka sqaruar në një intervistë të fundit se nuk ka qenë i vërtetë një lajm i tillë.

“Nuk e di se ku janë bazuar, kur patën shkruar se ‘është mbuluar’ ose ‘ka hequr mbulesën’. Ndoshta pak pauza në muzikë i ka nxitur të shkruajnë, ose janë bazuar te kënga e që e kam publikuar para nëntë vite, “O Allah”, që jam shumë e lumtur që e kam realizuar, sepse kam menduar vite e vite që ta realizoj si këngë falënderimi në diçka që unë besoj”, ka thënë Violeta gjatë intervistë për emisionin “1 kafe prej shpisë”.

E njëjta ka mohuar të ketë qenë e mbuluar ndonjëherë në jetën e saj, madje edhe këngën “O Allah” ajo nuk e quan ilahi siç e kanë quajtur të tjerët, por këngë me motive fetare.

“Në atë këngë, ka qenë e pakuptimtë që unë të dal me një veshje tjetër, edhe pse nuk ka qenë mbulesë, ka qenë modifikim i një veshje me mbulesë ku aty shihen edhe flokët e mi. E kam bërë vet atë veshje që të dukem e respektueshme për këngën por edhe që të mos dukem e mbuluar, sepse fakt është që kur e vendos mbulesën, ajo nuk hiqet më. Unë jam e obliguar t’u them atyre që mendojnë se kam qenë e mbuluar, që unë nuk kam qenë asnjëherë e mbuluar. Jam munduar ta respektoj atë këngë, që disa e quajnë ilahi edhe pse nuk është ilahi – ajo është këngë fetare”, ka thënë Violetë Kukaj-Retkoceri.

E njëjta ka promovuar këngën e saj më të re “Dasmori”, të cilën e ka publikuar së fundmi në kuadër të programeve për festat e fundvitit.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya