A po frikësohet Albin Kurti që të bëhet Kryeministër?

A po frikësohet Albin Kurti që të bëhet Kryeministër?

Pse po refuzon Albin Kurti që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë? Nga mungesa e marrëveshjes me LDK-në, apo nga mungesa e guximit për t’i marrë përgjegjësitë si Kryeministër i Kosovës? Albin Kurti nuk i është përgjigjur sot ftesës për takim nga Presidenti Hashim Thaçi, për në orën 13:30, për ta caktuar mandatarin për […]

Albin Kurti nuk i është përgjigjur sot ftesës për takim nga Presidenti Hashim Thaçi, për në orën 13:30, për ta caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë, me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë, ndonëse është raportuar se ai është parë gjatë ditës në kryeqytet.

Lideri i Vetëvendosjes nuk ka reaguar as pas ftesës e dytë të Presidentit, për takimin në orën 20:00, i cili ka kërkuar që pas konstituimit të Kuvendit të mos ketë vonesa në formimin e institucioneve të vendit.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Twitter.

Pas nominimit dhe zgjedhjes së Glauk Konjufcës për Kryetar të Kuvendit, pa marrëveshje me LDK-në, Albin Kurti ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ka dashur ta bllokojë formimin e institucioneve.

Por, sot ai po refuzon të shkojë në Presidencë për ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, duke e zvarritur kështu qëllimisht krijimin e institucioneve.

Nuk është e qartë se prej nga po buron ky hezitim i Kurtit.

Nga mungesa e marrëveshjes për koalicion qeverisës me LDK-në, me të cilën është e qartë se tashmë i ka prishur raportet, apo nga mungesa e guximit për t’i marrë përgjegjësitë si Kryeministër i Kosovës, kur dihen sfidat e mëdha që e presin vendin? / Periskopi /

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?