A e dëmton drita blu e celularit lëkurën tuaj? Flasin dermatologët

A e dëmton drita blu e celularit lëkurën tuaj? Flasin dermatologët

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonet tona të teknologjisë vendosen në “mikroskop” sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e kujtesës sonë të sëmurë, modele jo të shëndetshme të gjumit dhe përkeqësimin e shikimit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjithnjë e më shumë hulumtime po bëhen rreth “dritës blu”, armiku i fshehtë i bukurisë […]

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonet tona të teknologjisë vendosen në “mikroskop” sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e kujtesës sonë të sëmurë, modele jo të shëndetshme të gjumit dhe përkeqësimin e shikimit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjithnjë e më shumë hulumtime po bëhen rreth “dritës blu”, armiku i fshehtë i bukurisë në pajisjet digjitale që paraqet rrezikshmëri për lëkurën tonë. Nëse jeni një nga shumë personat që pyesni se si mund t’ju ndikojë kjo, lexoni më tej.

Çfarë është “drita blu”?

“Drita blu” i referohet gjatësisë së valëve me energji të lartë që janë në skajin blu të spektrit të dritës së dukshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj dritës blu nga dielli, megjithatë ajo emetohet edhe nga dritat LED, siç janë ato që gjenden në telefonat tanë, ekranet e TV-ve, laptopët dhe sipas hulumtimeve të fundit, Australianët po kalojnë më shumë se nëntë orë në ditë para aparaturave digjitale që i ekspozojnë kësisoj edhe më shumë ndaj dritës blu.

Drita blu nuk është domosdoshmërisht e keqe kur ajo emetohet në gjatësinë e valës së duhur, madje mund të shfrytëzohet për të vrarë puçrrat dhe për të zbutur linjat e rrudhave. Sipas ekspertit të lëkurës, Jocelyn Petroni, drita blu infiltron lëkurën edhe më larg sesa rrezet UVA/ UVB, që ne thuajse i kemi shmanguar gjithë kohës. Ajo që bën kjo dritë është të depërtojë drejt e në dermën e lëkurës, duke shkaktuar stres oksidativ në lëkurë, duke çuar në plakje të parakohshme. Për më tepër, ajo mund të gjenerojë radikale të lira, gjë që dëmton kolagjenin natyral në lëkurën tonë. Ajo që na mbetet janë rrudhat, pigmentimi i tepërt dhe ulja e elasticitetit të lëkurës. Dhe nëse rregullisht nuk bëni gjumin e bukurisë, atëherë ju jeni edhe më të ndjeshëm dhe më të ekspozuar ndaj këtyre fenomeneve negative.

Si mund të mbrohemi?

Fatmirësisht industria e bukurisë i është përgjigjur thirrjes sonë, me një rritje të produkteve që synojnë mbrojtjen ndaj dritës blu. Zgjidhni produkte me formula të pasura hidratuese, antioksiduese, të cilat mbrojnë dhe minimizojnë dëmet nga radikalët e lirë. Një SPF me spektër të gjerë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB është gjithashtu thelbësor, si dhe acidi hialuronik për të ruajtur nivelet optimale të hidratimit. Ndërsa është vështirë të pranohet që ne të largohemi tërësisht nga teknologjia, ne mund të minimizojmë dëmet deri diku. Disa telefona smart këto ditë kanë një sistem që quhet ‘ndërrimi të natës’ dhe që e kalon dritën blu në dritë të verdhë, e cila është shumë më e mirë për sytë dhe lëkurën. Mbrojtësit e ekranit të filtrimit të dritës blu janë gjithashtu një mundësi e mirë, ose ju mund të angazhoheni për të zvogëluar përdorimin e pajisjeve elektronike, kështu që ndoshta një detox dixhital nuk do të ishte humbje kohe…

Provojeni!

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar