A duhet të hapet dhurata para mysafirëve?

A duhet të hapet dhurata para mysafirëve?

Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla. Pranimi dhe hapja e dhuratës kërkon një talent të veçantë. E dinë këtë edhe ata më të ngathëtit në këtë disiplinë të cilëve në momentin derisa marrin dhuratën, fillojnë t’u djersiten […]

Pranimi dhe hapja e dhuratës kërkon një talent të veçantë.

E dinë këtë edhe ata më të ngathëtit në këtë disiplinë të cilëve në momentin derisa marrin dhuratën, fillojnë t’u djersiten duart dhe t’u kalojnë nëpër kokë një sërë pyetjesh: Ç’të bëj nëse nuk më pëlqen? Si të buzëqesh, por që të mos duken teatral? Përse fytyra ime po më tradhton?

Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla.

Para se t’ia filloni t’ia hiqni mbështjellësen, lexoni urimin dhe kështu palës tjetër i jepni sinjale që më me rëndësi është kujdesi që jua ka përkushtuar sesa vlera materiale e dhuratës.

Nëse festoni ditëlindjen apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme me shoqëri më të madhe, patjetër hapeni dhuratën para tyre, në mënyrë që të tregoni respektin ndaj dhuruesit.

Vetëm një “falënderim” nuk mjafton, patjetër duhet të thoni diçka për dhuratën, në mënyrë që dhuruesi të ndihet më mirë. Pak entuziazëm nuk është e tepërt, madje edhe nëse keni parë ndonjë tenxhere në vend të fustanit të dëshiruar.

Në vend të shikimit konfuz, nga i cili mund të “lexohet”: Nga të erdhi kjo ide të më blesh tenxhere?, thoni diçka të hareshme, si p.sh.: “Kjo do të më motivojë të zbuloj edhe një dhomë në shtëpi”.

Gjithmonë të kini parasysh që duhet të respektohet angazhimi i dikujt, e jo dhurata. Dikush ka ndarë kohën që të gjejë atë që mendon që është dhurata e duhur për ju, që ta mbështjellë, të shkruajë përkushtimin.

Prandaj përpiquni që t’ia ktheni me reagimin e vërtetë në mënyrë që edhe, veten edhe atë, i cili ju ka bërë dhuratën të mos i sillni në situata të pakëndshme. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar