7 mënyra për të kuruar dhimbjen e fytit ne dimër

7 mënyra për të kuruar dhimbjen e fytit ne dimër

Shmangni pijet e nxehta, merrni copa akulli ose bëni gargar me ujë të kripur. Dhe, mbi të gjitha, mos mendoni se do të keni nevojë për antibiotikë. Pushoni fizikisht dhe bëni pushim edhe me zërin tuaj. Dhimbjet e fytit janë shumë të zakonshme dhe shpeshherë qetësohen vetë brenda një jave. Nëse bëni një gjumë të […]

Shmangni pijet e nxehta, merrni copa akulli ose bëni gargar me ujë të kripur. Dhe, mbi të gjitha, mos mendoni se do të keni nevojë për antibiotikë. Pushoni fizikisht dhe bëni pushim edhe me zërin tuaj. Dhimbjet e fytit janë shumë të zakonshme dhe shpeshherë qetësohen vetë brenda një jave. Nëse bëni një gjumë të mirë gjatë natës ju ndihmon gjithmonë në luftimin e infeksionit në fyt. Këshillohet që personave që u dhemb fyti të qëndrojnë të hidratuar mirë, edhe pse pijet e nxehta duhen shmangur. Kubet e akullit, pijet e ftohta dhe ëmbëlsirat mund ta zbusin inflamacionin.

Hiqni sikletin me opsione tjera. Nëse nuk ndiheni mirë, merrni paracetamol ose ibuprofen. Ekzistojnë edhe tableta të specifikuara vetëm për dhimbjet e fytit ose sprai që qetësojnë dhimbjet dhe vështirësitë në gëlltitje. Megjithëse thuhet se efektet e tyre zgjasin deri në dy orë pas dozës.

Bëni gargar. Bëni gargar me ujë të kripur dhe të ngrohtë pasi kjo mund të ndihmojë për të reduktuar inflamacionin. Nuk rekomandohet për fëmijët. Vendosni gjysmën e një luge çaji me kripë në një enë me ujë të ngrohtë dhe ziejeni. Në momentin që tretësira do të ftohet pak, bëni gargar. Përsëriteni sipas nevojave. Është një mënyrë e lirë dhe mund ta bëjë kushdo në shtëpi, si dhe rekomandohet nga shumë mjekë të shquar.

Mos supozoni që keni nevojë për antibiotikë. Shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset dhe për këtë arsye ato nuk duhen trajtuar me antibiotikë. Hulumtuesit amerikanë raportuan në vitin 2013 se, nga viti 1997 deri në 2010, rreth 60% e pacientëve me dhimbje fyti kishin marrë antibiotikë, edhe pse vetëm rreth 10% i duheshin ato. Dhimbjet e fytit nga viruset janë të shoqëruara me simptoma të tjera të që mund të përfshijnë rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur ose të përlotur dhe tështitje. Simptomat e faringjit streptokokal, një infeksion bakterial, janë të ngjashme, por ka gjasa të jenë më të ashpra dhe ndoshta të shoqëruara nga një temperaturë e lartë.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë dhimbje fyti pasi irriton sistemin respirator. Kur futet një irritues në sistem, trupi përpiqet të heqë qafe përmes kollitjes, gjë që mund të rezultojë me inflamacion. Pirja e duhanit gjithashtu ul imunitetin, i cili mund të çojë në infeksion viral dhe bakterial të përsëritur, dhe shkakton refluks acid nga stomaku, që mund të irritojë fytin. Shkaqet e tjera të dhimbjes së fytit përfshijnë ndotje ose irrituesit në ajër, alergji, ajër të thatë dhe ndryshime të temperatuave, si për shembull të shkoni nga zyra e ngrohtë direkt në një vend ku ka ajër shumë të ftohtë.

Rrisni sistemin tuaj imunitar. Ju mund të mbroheni nga dhimbjet e fytit duke ngrënë një dietë të ekuilibruar të shëndetshme. Mund të merrni një suplement të përditshëm me vitaminë D në dimër, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit.

Vizitohuni tek një profesionist. Zakonisht ne drejtohemi tek një farmacist për dhimbjet e fytit, por nuk është ai që duhet pyetur. Nëse dhimbja e fytit tuaj vazhdon edhe pas një jave ose vazhdon edhe pasi i keni marrë gjithë masat e mësipërme atëherë vizitohuni tek një specialist.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar