450 të burgosur kërkojnë faljen e presidentit

450 të burgosur kërkojnë faljen e presidentit

Në KMDLNJ thonë se falja deri më tash e të burgosurve ka qenë simbolike. Mijëra të burgosur, vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës, për veprat e bëra. E sa herë vjen ndonjë festë, sytë e tyre drejtohen nga Presidenti i vendit. Bile, edhe këtë vit, 450 prej tyre kanë bërë kërkesë për falje të dënimit. […]

Në KMDLNJ thonë se falja deri më tash e të burgosurve ka qenë simbolike.

Mijëra të burgosur, vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës, për veprat e bëra.

E sa herë vjen ndonjë festë, sytë e tyre drejtohen nga Presidenti i vendit.

Bile, edhe këtë vit, 450 prej tyre kanë bërë kërkesë për falje të dënimit.

Kjo u bë e ditur, përmes një përgjigje me shkrim, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ndërkohë, sipas rregullores për faljen e personave e dënuar, personave që iu mohohet kjo e drejtë, janë ata që paneli për lirim me kusht i ka refuzuar lirimin me kusht, atyre që akuzohen me veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, veprat penale kundër njerëzimit si dhe personave që me ligj të veçantë iu ndalohet falja.

Ndërkaq, në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë që edhe në rastet kur është shfrytëzuar kjo e drejtë nga presidentët, falja ka qenë simbolike.

“Numri i personave të privuar nga liria, që kanë përfituar nga falja e presidenteve. Ka qenë shumë i vogël. Mirëpo, edhe ato falje që janë bërë, kanë qenë simbolike”, ka thënë Valentina Demolli nga KMDLNJ.

Sipas Demolli – Koliqit, ai që më së shumti e shfrytëzoi këtë të drejtë, ishte presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.

E nga gjithë kjo, sipas KMDLNJ-së, është Shërbimi Korrektues i Kosovës, që po e pëson më së shumti.

Ndërkohë, edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se falja e të dënuarve, është një e drejtë që presidenti mund ta shfrytëzojë, por jo e obligueshme.

Por, sipas Betim Musliut nga ky institut, edhe atëherë kur është shfrytëzuar kjo e drejtë, janë bërë shkelje të mëdha.

I tillë është rasti kur të dënuarit u falen nga dy ish – presidentet, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Sejdiu.

“Janë falur të dënuar për trafikim me qenie njerëzore. Po ashtu, vrasje që kanë qenë me kundërshtim me ligjin për falje, ku pesha e krimit është një kriter që duhet të vlerësohet. Bazuar në praktikat e deritashme, rezulton”, ka thënë Muslii.

Për këtë, T7 ka pyetur edhe në Presidencën e Kosovës, nëse presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka në plan të falë të dënuarit, apo nëse është formuar ndonjë komision për këtë çështje,

Por, këta të fundit, nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit.

Ndërkohë, brenda vitit,  nuk ka ndonjë datë të caktuar në të cilën falën personat e dënuar nga ana e presidentit.

Por, faljet e tilla në Kosovë, kryesisht ndodhin në fund të vitit, apo me data të rëndësishme si ajo e 17 shkurtit.

Ndryshe, vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ua ka shlyer disa muaj nga dënimi, 4 të dënuarve.

Kurse, i pari që e nisi këtë, ishte ish-presidenti Fatmir Sejdiu në vitin 2009, me rastin e shënimit të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?