30 vjet gjumë: Kjo ishte LDK-ja në tri dekada, me ilaçe për përgjumje dhe fantazma

30 vjet gjumë: Kjo ishte LDK-ja në tri dekada, me ilaçe për përgjumje dhe fantazma

Lidhja Demokratike e Kosovës feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj, duke qenë partia më e vjetër parlamentare në Kosovë. 30 vjet gjumë apo 30 vjet dremitje, është dilema. LDK-ja u themelua më 23 dhjetor të vitit 1989 nga një grup intelektualësh të njohur të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Jusuf Buxhovin, Xhemajl […]

LDK-ja u themelua më 23 dhjetor të vitit 1989 nga një grup intelektualësh të njohur të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Jusuf Buxhovin, Xhemajl Mustafën e shumë të tjerë.

Kjo parti politike në atë vakt kundërshtonte masat e Serbisë që kishte vënë kontrollin mbi Kosovën duke i hequr autonominë e fituar në vitin 1974. Për shkak të ideologjisë nacionaliste e separatiste menjëherë ishte ndaluar nga autoritete jugosllave.

Frika që shuhet me ilaçe për gjumë

Por, kjo vetëm sa e kishte forcuar këtë parti. Kryetari Rugova në atë kohë kishte bërë thirrje që të bojkotohej regjistrimi civil i popullsisë që po bëhej nga institucionet jugosllave, dhe nga të cilat dolën vetëm 9 mijë e 91 shqiptarë në Kosovë. Kjo kishte shpërfaqur forcën e jashtëzakonshme të LDK-së në atë periudhë, që u shtri si një lëvizje gjithë-popullore.

Kjo i lëshoi rrugë krijimit të institucioneve paralele dhe bojkotimit të plotë të jetës institucionale që organizohej nga Beogradi.

Një referendum për vetë-vendosje ishte mbajtur në vitin 1992, në të cilin 87 për qind e shqiptarëve të Kosovës kishin votuar për pavarësi.

Por, çështja e Kosovës ishte harruar në Konferencën e Dejtonit në vitin 1995, e që ishte goditja më e fortë ndaj kauzës së shqiptarëve të Kosovës dhe LDK-së. Kjo gjë e kishte lënë në hije këtë parti në zhvillimet e tjera politike, në të cilat ishte UÇK-ja ajo që mori në një formë drejtimin e vendit.

Fillimisht, LDK-ja e kishte denoncuar si ‘terroriste’ këtë grup ushtarak, por më pas Rugova i kishte tërhequr fjalët dhe kishte marrë pjesë në Konferencën e Rambouillet-së, bashkë me delegacionin e UÇK-së.

Nuk është se Rugova e donte aq shumë karrigen, karriga e donte në fakt Rugovën

Roli i LDK-së gjatë kohës së luftës ishte denoncuar ashpër nga z.Adem Demaçi në atë periudhë, që kishte çelur një zyre për UÇK-në dhe e kishte me vete edhe z.Albin Kurti. Po ashtu, edhe Rexhep Qosja kishte qenë kritik i ashpër i z.Rugova dhe i politikës së tij, ashtu siç vazhdon të jetë edhe pas dy dekadash.

Frikën nga dhuna e regjimit serb, LDK-ja e z.Rugova e kishte sulmuar me ‘ilaçe kundër pagjumësisë’ duke mbajtur në mënyrë të përsëritur konferenca të së premtes, ku bëhej thirrje për maturi.

Sidoqoftë, pas luftës LDK-ja doli bindshëm e para duke fituar vazhdimisht çdo palë zgjedhje deri në fund të vitit 2007.

Fantazma

Por, në janarin e 2006-s, z.Rugova vdiq dhe kjo parti iu nënshtrua një kaosi që prishi strukturën e mëhershme, e ndau partinë në dysh, dhe i humbi mbi gjysmën e votave të dikurshme.

Që nga vdekja e z.Rugova, zyrtarët e kësaj partie vazhdimisht janë munduar të fitojnë politikisht duke e rikthyer personalitetin e tij në diskutim, dhe madje duke e cilësuar politikën e tij si “rugovizëm” edhe pse, ende nuk dihet se çka nënkupton një cilësor i tillë.

Madje, obsesioni i tyre kishte shkuar aq larg, sa kryetari i një dege të LDK-së në Prishtinë me mbiemrin Borovci, kishte rrëfyer se si kishte folur me Rugovën e vdekur në një mbledhje të partisë. Këto komente ishin pasuar me një përqeshje masive publike.

‘Kuvendi i karrigeve’ njihet kuvendi ku kryetar i partisë ishte zgjedhur z.Fatmir Sejdiu, e i cili do të bëhej më pas edhe kryetar i LDK-së. Në atë kuvend, disa anëtarë të LDK-së do të konfrontoheshin fizikisht me njëri-tjetrin në skena shumë të shëmtuara që u përsëritën edhe sivjet në disa qytete të Kosovës derisa po mbaheshin zgjedhjet e brendshme, e që e konfirmuar si kryetar Isa Mustafën.

Kryetarët

Pas Sejdiut, partinë e mori z.Mustafa, e i  cili nuk po e lëshon kreun e partisë tash e gati një dekadë.

Sidoqoftë, kjo parti politike arriti të prodhonte edhe rebelizëm brenda saj duke dhënë idenë se megjithatë e kishte një demokraci më të madhe të brendshme se sa partitë e tjera politike. Ishte Vjosa Osmani, e cila i doli kundër shumë vendimeve të partisë së saj, dhe që u fuqizua si figurë politike pikërisht me goditjet që i jepte elitës së partisë. Ngjashëm kishte vepruar edhe z.Shpejtim Bulliqi, i cili braktisi LDK-në për Vetëvendosjen.

Kjo parti politike deri tash i ka pasur vetëm tre kryetarë, z.Ibrahim Rugova, z.Fatmir Sejdiu dhe z.Isa Mustafa.

LDK-ja në këto zgjedhje arriti t’i fitonte 28 deputetë, ndërkohë që gjerësisht besohet se pa Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, kjo parti do të ishte dyfish më e dobët.

Për shkak të qëndrimeve të saj të buta në rrethana shumë të vështira për vendin, LDK-ja shpesh është quajtur parti pasiviste dhe është krahasuar me ilaçet për gjumë.

Që prej themelimit, LDK-ja ka adaptuar shumë politika pro-evropiane ndërkohë që është profilizuar si parti e qendrës së djathtë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?