23-vjeçarja mbetet e paralizuar pasi kërciti qafën; mjekët e përshkruajnë si veprimin më të rrezikshëm e të panevojshëm

23-vjeçarja mbetet e paralizuar pasi kërciti qafën; mjekët e përshkruajnë si veprimin më të rrezikshëm e të panevojshëm

Kërcitja e qafës mund të duket e padëmshme, por për një grua kjo rezultoi fatale, pasi e la pjesërisht të paralizuar. Natalie Kunicki, me profesion infermiere në Londër do të ndjente se kërcitja e qafës atë natë më 4 mars u shoqërua me një tingull të çuditshëm, të zhurshëm, ndryshe nga herët e tjera. Në […]

Kërcitja e qafës mund të duket e padëmshme, por për një grua kjo rezultoi fatale, pasi e la pjesërisht të paralizuar.

Natalie Kunicki, me profesion infermiere në Londër do të ndjente se kërcitja e qafës atë natë më 4 mars u shoqërua me një tingull të çuditshëm, të zhurshëm, ndryshe nga herët e tjera.

Në fillim, 23-vjeçarja nuk mendoi se ajo ishte diçka serioze deri në momentin kur u ngrit për të shkuar në tualet 15 minuta më vonë dhe  të rrëzohej në tokë në pamundësi për të lëvizur.

Vajza e re duke qenë se ishte e fushës e dinte që kjo nuk ishte një shenjë e goditjes në tru, ndaj e lidhi paralizën e përkohshme me kërcitjen e qafës.

Gjatë rrugës për në spital 23-vjeçarja i kishte rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut shumë herë më të lartë se normalja.

Sipas Daily Mail, pas ekzaminimeve të para, mjekët zbuluan se ajo kishte shpërthyer arterjen e saj vertebrale, një arterie e madhe në qafën e saj. Kjo thyerje shkaktoi krijimin e një mpiksjeje të gjakut në trurin e saj, e cila më pas shkaktoi një goditje në tru.

“Mjekët më thanë se shtriqja e qafës sime kishte shkaktuar ndërprerjen e arteries vertebrale,” tha ajo. “Ishte thjesht spontane dhe ka një shans një një milion që të ndodhë.”

Kunicki iu nënshtrua menjëherë një operacioni, i cili zgjati tre orë dhe ndërsa mjekët ishin në gjendje të riparonin arterien e saj, ata nuk mund ta pastronin mpiksjen e gjakut nga truri i saj, duke e lënë kështu pjesërisht të paralizuar në anën e majtë.

Ndonëse vajza përmes fizioterapisë e kurave mund të lëvizë gjymtyrët ajo nuk mund të rri në këmbë më shumë se 3 minuta. Ajo ka ndarë historinë e saj me tabloidin Daily Mail për të rritur ndërgjegjësimin se dhe disa veprime të pakujdesshme dhe aspak të nevojshme mund të vënë në rrezik jetën tonë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar