22 vite burg për emigrantin shqiptar në New York që mbante në shtëpi flamurin e ISIS

Një emigrant nga Shqipëria që kishte marrë nënshtetësinë amerikane dhe jetonte në Bronx është dënuar dje me 22 vjet burg, pasi pranoi akuzat për terrorizëm, në New York. Sajmir Alimehmeti, 26 vjeç pranoi në shkurtin e vitit të kaluar se kishte dhuruar ndihmë materiale për Shtetin Islamik të Sirisë dhe Irakut. I lindur në Shqipëri, […]

Sajmir Alimehmeti, 26 vjeç pranoi në shkurtin e vitit të kaluar se kishte dhuruar ndihmë materiale për Shtetin Islamik të Sirisë dhe Irakut.

I lindur në Shqipëri, ai kishte gjetur punë në New York si ndihmës-hidraulik dhe përgatitej për të punuar në një zyrë funerale.

Mirëpo, në maj 2016 u arrestua nga Ekipi i Posaçëm i Përbashkët kundër Terrorizmit në Bronx dhe u padit për ndihmë materiale ndaj ISIS-it. Sipas padisë, ai po koleksiononte thika të ndryshme luftimi që mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm terrorist.

Ishte përpjekur të udhëtonte edhe vetë drejt Lindjes së Mesme për t’u bërë anëtar i ISIS-it por ishte penguar dy herë nga autoritetet britanike, në 2014.

Në shtëpinë e tij u gjetën një flamur i ISIS-it, video të grupit terrorist e materiale propagandistike.

Edhe në burg, pas arrestimit, Alimehmeti duket se ka vijuar punën e tij për ISIS-in duke përhapur propagandën e ISIS-it mes të burgosurve, në bashkëpunim me të dënuarin për vënien e një bombe në lagjen Chelsea, Ahmad Khan Rahimi.

Gjykatësi i Diktriktit Paul A. Engelmayer, i cili i shqiptoi dënimin me burg, ditën e premte, e quajti shqiptarin “një bombë me sahat”. /Illyria

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?