2019’ta në fotografi: 12 muaj, 12 vende, 12 foto

2019’ta në fotografi: 12 muaj, 12 vende, 12 foto

Viti 2019 është karakterizuar me ngjarje të mira dhe të trishta anembanë botës. Disa nga to janë fokusuar nga sytë e fotografëve dhe kësisoj do të mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve. Aljazeera ka bërë një përmbledhje të fotove nga ngjarjet që ndodhën në vitin që po e lëmë pas duke filluar nga një shembje […]

Viti 2019 është karakterizuar me ngjarje të mira dhe të trishta anembanë botës.

Disa nga to janë fokusuar nga sytë e fotografëve dhe kësisoj do të mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve.

Aljazeera ka bërë një përmbledhje të fotove nga ngjarjet që ndodhën në vitin që po e lëmë pas duke filluar nga një shembje e një dige në Brazil deri në protestat në Hong Kong të cilat klankosova.tv ua sjell më poshtë, transmeton Klan Kosova.

Fatima Ibrahim Hadi, 12 vjeçare, e cila është e kequshqyer dhe peshon vetëm 10 kilogramë, qëndron ulur në shtrat në një klinikë në Aslam, në provincën veriperëndimore të Hajjah, Jemen, 17 shkurt 2019. (REUTERS / Khaled Abdullah)
Enia Joaquin Luis, 11 vjeçare, zgjohet përkrah motrës së saj Luisa, 6 vjeçare, nën çarçafë plastikë që i mbrojnë ato nga shiu teksa qëndrojnë në një strehë tek stendat e Ringut në Buzi, Mozambik, më 23 Mars 2019. Numri i vdekjeve kishte arritur në 417 pasi Cikloni Idai kapoloi Mozambikun më 14 Mars 2019, duke përmbytur mijëra kilometra katrorë. Gjashtë javë më vonë, vendi u godit nga një stuhi e dytë, Cikloni Kenneth, që u bë cikloni më i fortë që goditi ndonjëherë kontinentin afrikan. (Foto realizuar nga Yasuyoshi CHIBA / AFP)

 

Një protestues sudanez me një maskë Guy Fawkes valvit një flamur kombëtar jashtë kompleksit të ministrisë së mbrojtjes në Khartoum, Sudan, 24 Prill 2019. Guy Fawkes (13 prill 1570 – 31 janar 1606 ishte anëtar i një grupi të katolikëve anglezë që planifikuan një komplot me barut në vitin 1605. (Foto nga REUTERS/Umit Bektas)
Familjet palestineze prishin agjërimin e tyre pranë një ndërtese të shkatërruar në konfrontimet e fundit midis Hamasit dhe Izraelit, në Rripin e Gazës më 18 maj 2019, gjatë muajit shenjtë të Ramazanit. /MAHMUD HAMS, AFP/

Kujdes fotoja e mëposhtme është e ndjeshme.

Trupat e migrantit nga Salvadori, Oscar Alberto Martinez Ramirez dhe vajzës së tij, Valeria në lumin Rio Bravo në Matamoros në shtetin Tamaulipas, Meksikë, 24 qershor 2019. Ramirez ishte përpjekur ta çonte fëmijën e tij në Shtetet e Bashkuara në kërkim të një jete më të mirë. Gruaja e tij, Tania Vanessa Avalos, mbijetoi pasi u shpëtua nga një mik, sipas nënës së saj.  / REUTERS/
Tifozët e futbollit reagojnë pasi Algjeria fitoi ndeshjen gjysmëfinale të futbollit kundër Nigerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2019, në Algjeri, 14 korrik 2019. /RAMZI BOUDINA, REUTERS/.
Protestuesit me maska mbrojtëse përballen me policët në rrugë gjatë protestës ndaj projektligjit kundër – ekstradimit në Hong Kong, Kinë, 11 gusht 2019. /KIN CHEUNG, AP/.
Zjarrfikësit e ushtrisë së Bolivisë rreshtohen para se të patrullojnë një zonë ku zjarret kanë shkatërruar hektarë pyjesh në fshatin Rancho Grande në Robore, Bolivi, 24 shtator 2019. /Edgard Garrido, REUTERS/.
Një burrë i maskuar nga Kashmiri me kokën mbuluar me tela me gjemba merr pjesë në një protestë pas namazit të së premtes gjatë kufizimeve pas rrëzimit të statusit të veçantë kushtetues për Kashmirin nga qeveria indiane, në Srinagar, 11 tetor 2019. /Danish Ismail, REUTERS/.
Një grua pozon për otografi afër grafiteve me parullën në gjuhën arabe: “Këto janë gratë tona” gjatë protestave të vazhdueshme pranë Sheshit Tahrir në Bagdad, Irak, 7 nëntor 2019. /KHALID MOHAMMED, AP/
Një burrë shfaqet duke pirë një kola, derisa një polic ndjek protestuesit gjatë një demonstrate kundër qeverisë së Kilit në Santiago, Kili 4 dhjetor 2019. /GORAN TOMASEVIC, REUTERS/.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?