20 vjet të Putinit në pushtet përmes 20 fotografive

20 vjet të Putinit në pushtet përmes 20 fotografive

Vladimir Putin është gati t’i mbushë 20 vjet udhëheqje në vendin e tij si president dhe si kryeministër duke drejtuar krizat gjeopolitike dhe ngjarjet kryesore sportive. Bill Clinton ishte në Shtëpinë e Bardhë kur ish-agjenti i KGB-së u bë për herë të parë president i Rusisë më 31 dhjetor të vitit 1999. Në 20 vjetët […]

Vladimir Putin është gati t’i mbushë 20 vjet udhëheqje në vendin e tij si president dhe si kryeministër duke drejtuar krizat gjeopolitike dhe ngjarjet kryesore sportive.

Bill Clinton ishte në Shtëpinë e Bardhë kur ish-agjenti i KGB-së u bë për herë të parë president i Rusisë më 31 dhjetor të vitit 1999. Në 20 vjetët që nga ajo kohë, ka pasë tre presidentë të tjerë në SHBA dhe pesë kryeministra britanikë, njofton Klan Kosova.

Nga konfliktet globale dhe skandalet e brendshme në triumfet sportive dhe fotografitë propaganduese, po ju sjellim imazhet që definojnë fuqinë e Putinit në dy dekada, shkruan BBC.

Vladimir Putin u emërua kryeministër në gusht të vitit 1999 duke e marrë detyrën nga Boris Yeltsin.

Ish oficeri i KGB-së ishte emëruar tashmë kryeministër kur Rusia filloi luftën e dytë çeçene në tetor të vitit 1999, si përgjigje ndaj një serie bombash vdekjeprurëse në blloqet e apartamenteve.

Fillimi i presidencës së tij u formua nga konflikti në republikën jugore të qetë të Rusisë. Forcat ruse rrethuan kryeqytetin çeçen, Grozny. Në vitin 2003, Kombet e Bashkuara e përshkruan Groznyn si qytetin më të shkatërruar në tokë, në vazhdën e rrethimit.

Putin fluturoi në Çeçeni në mars të 2000-ës, disa muaj pas fillimit të luftës së dytë çeçene

Për vite me radhë, Rusia u godit nga sulme të militantëve si rrethimi i shkollës Beslan i vitit 2004 në të cilin vdiqën 330 njerëz, shumica prej tyre fëmijë.

Presidenti Putin nuk mbaroi zyrtarisht misionet luftarake në Çeçeni deri në 2009-ën.

Anëtarët e kabinetit rus mbajnë një minutë heshtje në shtator të 2004-ës pas rrethimit të shkollës Beslan, në të cilën militantët vranë më shumë se 330 njerëz.

Putin takoi familjen e komandantit të nëndetëses Kursk por u kritikua ashpër në atë kohë për përgjigjen e tij ndaj katastrofës.

Putin u konfirmua në detyrë në zgjedhjet presidenciale në mars të vitit 2000 dhe brenda disa muajsh ishte në qendër të një krize të PR. Fatkeqësia e nëndetëses e Kursk la 118 anëtarë të ekuipazhit të vdekur. Kur Kursk u fundos në gusht të 2000-ës, u deshën ditë që Rusia të informojë të afërmit  e viktimave dhe presidenti nuk u kthye në shtëpi nga pushimet  e tij në Detin e Zi.

Presidenti amerikan George W Bush e ftoi Putinin për një vizitë shtetërore në vitin 2001. Dyshja udhëtuan në shtetin e Bushit në Teksas gjatë udhëtimit.

Në dekadën e tij të parë të detyrës, Vladimir Putin ishte përgjithësisht në lidhje të mira me liderët perëndimorë, megjithë kritikat e tij për politikën e tyre të jashtme.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi (djathtas) vizitoi Rusinë në 2003 për të diskutuar situatën në Irak.

Edhe Mbretëresha e ftoi Putinin për një vizitë shtetërore në vitin 2003 – i pari  udhëheqës rus që e vizitoi që nga viti 1874.

Angela Merkel, Tony Bler, Jacques Chirac, Vladimir Putin dhe George W Bush janë renditur për një foto në samitin e G8 të 2006 në St Petersburg.

Rusia priti samitin e parë të G8 në 2006, duke konfirmuar anëtarësimin e saj në grupin ekonomik.

Sipas kushtetutës së Rusisë, Putin nuk mund të qëndronte si president për një mandat të tretë radhazi, kështu që në vitin 2008 u bë kryeministër për katër vjet.

Pak vetë e panë Presidentin Dmitry Medvedev si të tillë, ai ishte më shumë si një protezë e Putinit që po merrte detyrën përsipër për shefin e tij.

Si kryeministër, Putini vizitoi viktimat kur shpërtheu lufta me Gjeorgjinë

Kur Gjeorgjia dërgoi forcat e saj për të rimarrë kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Osetisë së Jugut në 2008, Rusia pushtoi në Gjeorgji.

Lufta e shkurtër, në gusht ishte një thirrje alarmi në Perëndim, por ishte lëvizja e Rusisë në Ukrainën Lindore në vitin 2014 që i ktheu marrëdhëniet e Putinit me udhëheqësit perëndimorë. Kapja e Rusisë dhe aneksimi i Krimesë nga Ukraina shkaktuan sanksione të BE-së dhe SHBA-së dhe solli pezullimin e anëtarësimit të saj në G8.

Aneksimi  i gadishullit të Krimesë në Ukrainë në 2014 solli pakënaqësi të opinionit sipas sondazheve

Kur Putin ndoqi një ngjarje me motorrë në Krimenë e aneksuar në gusht të 2019-ës, Ukraina tha që ishte një “shkelje e ashpër e sovranitetit të Ukrainës”.

Bisedimet rifilluan këtë muaj, pesë vjet pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, me Presidentin Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve.

Mbështetja e Putinit për Presidentin Sirian Bashar al-Asad ndryshoi rrjedhën e Luftës Civile Siriane

Katër vjet në luftën civile siriane, Rusia ndërhyri për të mbështetur aleatin e saj, presidentin Bashar al-Asad, qeveria e të cilit ishte në prag të kolapsit. Vendimi i Putinit për të dërguar aeroplanë dhe forca të blinduara ruse ndryshoi ekuilibrin e fuqisë në tokë.

Shërbimet e inteligjencës amerikane thonë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e SHBA në vitin 2016.

Marrëdhëniet me kryeministren e atëhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ishin qartë të tensionuara pas helmimit të Sergei Skripal.

Gjatë gjithë kohës së tij në detyrë, presidenti rus ka kërkuar të kontrollojë imazhin e tij dhe të vendit të tij. Një numër i fotografive të publikuara nga lideri ndër vite janë përpjekur të tregojnë atë si një burrë të fortë.

 

Ndërsa Kupa Botërore Fifa e vitit 2018 ishte një sukses ndërkombëtar, skandali i dopingut (përdorimit të drogave) bëri që Rusia të mos jetë në gjendje të marrë pjesë në garën tjetër, në Katar në vitin 2022.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?