163 vjet më parë lindi njëri nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20

Më 28 dhjetor 1856 lindi në Staunton të shtetit Virginia, Thomas Woodrow Wilson, i cili do të bëhej presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara. Shumë historianë e shohin atë si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20. Woodrow Wilsoni, siç njihej ai në përgjithësi, ishte diplomuar në drejtësi dhe kishte një […]

Shumë historianë e shohin atë si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20. Woodrow Wilsoni, siç njihej ai në përgjithësi, ishte diplomuar në drejtësi dhe kishte një doktoratë për shkenca politike. Ai kishte qenë rektor i Universitetit Princeton të Nju Xhersit dhe qe zgjedhur guvernator i këtij shteti në vitin 1910.

Më 1912, ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Woodrow Wilsoni luftoi për reforma, ai kërkonte mbrojtjen e punëtorëve, forcimin e sistemit bankar dhe kufizimin e fuqisë së korporatave të mëdha.

Ai u përpoq t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore, e cila kishte shpërthyer më 1914, dhe t’i mbante Shtetet e Bashkuara jashtë kësaj lufte. Në vitin 1917, me ngurrim, ai vendosi hyrjen e Amerikës në luftë. Kjo i ndihmoi aleatët të arrinin fitore në vitin 1918. Një vit më vonë, ai u godit rëndë nga hemiplegjia, për të cilin disa thonë se u shkaktua nga kundërshtimi që ndeshën shumë nga propozimet e tij për paqe.

Dy vitet e fundit të karrierës si president ai i kaloi si invalid dhe, sipas disa historianëve, punët e qeverisë pothuajse drejtoheshin nga gruaja e tij, Edith. Woodrow Wilson vdiq në vitin 1924, tre vjet pas largimit nga posti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?