16 vjeçarja Greta ngucë sërish Trumpin: Veç do të humbja kohë duke folë me të për klimën, ai s’mer vesh

Aktivistja 16 vjeçare kundër ndryshimeve klimatike ka bërë një goditje të papritur ndaj presidentit të ShBA-ve, z.Donald Trump. Duke folur në programin Today në BBC radio, ajo tha se po të kishte folur me Trumpin mbi ndryshimet klimatike “kjo do të kishte qenë thjesht humbje kohe”, përcjell Periskopi. Suedezja ishte në samitin kundër ndryshimeve klimatike […]
Duke folur në programin Today në BBC radio, ajo tha se po të kishte folur me Trumpin mbi ndryshimet klimatike “kjo do të kishte qenë thjesht humbje kohe”, përcjell Periskopi.
Suedezja ishte në samitin kundër ndryshimeve klimatike të mbajtur në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Në atë samit, zonjusha Thunberg ishte filmuar nga kamerat duke i dhënë një shikim “vrastar” president amerikan i cili njihet si një mohues i ngrohjes globale.
Ajo shtoi se Trump nuk do ta kishte dëgjuar me vëmendje dhe nuk do të ndërronte pozicion sa i përket çështjes.
Greta më herët gjatë këtij muaji u shpall “Personi i Vitit 2019” nga revista prestigjioze Time.












