13 njerëz qëllohen me armë zjarri në Chicago, katër prej tyre në gjendje të rëndë

Një numër njerëzish janë qëlluar në orët e para të së dielës në një shtëpi në South Side të Chicago-s, ka thënë Policia. Departamenti i Policisë së Chicagos e konfirmoi të dielën se 13 njerëz ishin qëlluar, me incidentin që kishte ndodhur në tri lokacione të ndryshme. Deri më tash nuk ka të dhëna për […]
Një numër njerëzish janë qëlluar në orët e para të së dielës në një shtëpi në South Side të Chicago-s, ka thënë Policia.
Departamenti i Policisë së Chicagos e konfirmoi të dielën se 13 njerëz ishin qëlluar, me incidentin që kishte ndodhur në tri lokacione të ndryshme. Deri më tash nuk ka të dhëna për fatalitete, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Katër prej viktimave janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile. Mosha e tyre varion nga 16 në 48.
Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë mbi 100 zyrtarë policorë. /Periskopi












