10 sekretet që duhet të dini për çiftet që kanë lidhje të gjata

10 sekretet që duhet të dini për çiftet që kanë lidhje të gjata

Pavarësisht se jeta si beqarë ka anët e veta pozitive, ka luksin e rehatisë, kujdesit për veten, pa angazhime dhe detyrime për partnerin, fëmijët, etj. është mirë që të dihet se ka ende njerëz sot që besojnë tek dashuria e vërtetë, tek romanca, tek lidhjet e gjata dhe ato mrekullitë e mëdha që vetëm dashuria […]

Ka çifte që kanë një raport të zgjatur ndër vite dhe sekreti i tyre më i rëndësishëm është që ata i dhurohen plotësisht njëri-tjetrit, një situatë sentimentale që është e vështirë të vihet në praktikë në epokën e narcistëve kur thuhet: “Unë nuk dua të bëj kompromis”.

Mënyra se si gjenerata moderne e përjeton sot dashurinë ka shumë kontradikta. Një prej tyre është lehtësia, falë internetit dhe aplikacionit të lidhjeve, të menaxhimit të marrëdhënieve dhe prishjes së tabuve, dhe tendencës së kundërt, duke nënvizuar studime të ndryshme si ai i kryer nga Universiteti Shtetëror San Diego, Universiteti i Atlantikut në Florida dhe Universiteti Widener, se tridhjetë vjeçarët sot bëjnë më pak seks për arsye nga më të ndryshmet.

A do të jetë e gjithë kjo disponueshmëri teorike që na bën të humbasim dëshirën për të pasur takime të vërteta apo të nxisim kërkimin e vazhdueshëm për personin perfekt, i cili në fund nuk reflekton kurrë pritshmëritë tona?

 

E megjithatë, ka edhe shembuj të kundërt që na vijnë në ndihmë e na bëjnë të besojmë tek lidhjet e gjata dhe dashuritë e vërteta! Ata që arrijnë të kalojnë një jetë në çift, kanë vënë në praktikë vetëm pikat që ne po i përmbledhim këtu:

1) Ndërgjegjësimi për vlerën e padiskutueshme të një marrëdhënie përmbushëse.

2) Angazhimi për të dhënë kohë, energji dhe gjithë kujdesin që kërkon marrëdhënia gjithmonë.

3) Besoni se gjithçka që investoni për mirëqenien e partnerit tuaj në fund të fundit përmirëson cilësinë e jetës tuaj.

4) Mos e injoroni, por mësoni nga përvoja e jetës në bashkëveprim me njëri-tjetrin.

5) Dije që qëllimet e jetës suaj janë individuale, por janë mbështetur nga marrëdhënia.

6) Mësoni dhe praktikoni artin e administrimit të dallimeve.

7) Rrezikshmëria. Lidheni në një mënyrë jo mbrojtëse. Për një çift komoditeti është shtëpia, por pjesa tjetër e ditës kalon duke u “mbrojtur” nga bota e jashtme.

8) Të dish të shohësh bukurinë e tjetrit dhe ta pasqyrosh atë.

9) Kujdesi për veten. Mos neglizhimi i vetvetes është forma e parë e mos neglizhimit të tjetrit.

10) Humor dhe argëtim. Bisedat e gjata dhe batutat nuk janë asnjëherë të mërzitshme.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar