Zyrtari i PDK’së: Albin Kurti goditi Mustafën dy herë, kësaj radhe ia përmend terminalin e djemëve të tij

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli, ka komentuar deklartën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka thënë se do të bëhet kalimi i terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës, shkruan Periskopi. Sipas Cakollit kjo është goditja e dytë e Kurtit ndaj Isa Mustafës, pas asaj se ‘çdo […]
Sipas Cakollit kjo është goditja e dytë e Kurtit ndaj Isa Mustafës, pas asaj se ‘çdo kryeministër i Kosovës ka vjedhur’.
“A është kjo goditja e dytë e Albinit ndaj Isa Mustafës, pas deklaratës së parë se të gjithë kryeministrat e Kosovës kanë vjedhur”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
A është kjo goditja e dytë e Albinit ndaj Isa Mustafës, pas deklaratës së parë se të gjithë kryeministrat e Kosovës kanë vjedhur!
Shoku Albin sot paska thënë se beteja më e shkurtër do të jetë ajo e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës.
Shoku Albin a e ke fjalën edhe për kompaninë “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, e cila funksionon si terminal doganor, dhe është në pronësi të djemëve të partnerit tënd qeverisës.
P.S. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së ish kryeministrit Isa Mustafa.












