Zyrtare: Pas shpalljes së rezultateve, Dardan Sejdiu jep dorëheqje nga strukturat e PSD-së

Zyrtare: Pas shpalljes së rezultateve, Dardan Sejdiu jep dorëheqje nga strukturat e PSD-së

Dardan Sejdiu, i cili pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja s’do të jetë deputet i legjislaturës së shtatë, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje prej pozitave brenda strukturave të partisë. Dardan Sejdiu në këto zgjedhje i mori 4 mijë e 652 vota. Lexoni të plotë postimin e Sejdiut: Më lejoni që edhe njëherë të […]

Dardan Sejdiu, i cili pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja s’do të jetë deputet i legjislaturës së shtatë, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje prej pozitave brenda strukturave të partisë.

Dardan Sejdiu në këto zgjedhje i mori 4 mijë e 652 vota.

Lexoni të plotë postimin e Sejdiut:

Më lejoni që edhe njëherë të shprehi falenderimin tim të thellë, jo vetëm për daljen masive në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për edukatën e lartë qytetare që solli një standard të ri demokratik në Republikën e Kosovës. Në këto zgjedhje ju folët përmes aktit më sublim demokratik – votimit. Ndërsa që nga sot, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ, vota juaj do të flas përmes konstituimit të ri parlamentar që do të dal prej çertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ nesër. Me këtë rast, më lejoni që gjithashtu t’i falenderojë fituesin e zgjedhjeve duke ju uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Rrugëtimin tim politik pothuajse 10 vjeçar unë e kam shtruar mbi dy parime themeltare të cilave ju kam qendruar gjithmonë besnik. Ato janë vlerat universale progresiste të barazisë, solidaritetit dhe drejtësisë, dhe zhvillimi ekonomik socialdemokrat që në qendër të saj vë shumicën që ka pak. Këto parime më kanë drejtuar politikisht në mënyrë që unë ato ti drejtoj institucionalisht.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit ju folet, madje më zë të lartë. Sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve, unë nuk mund që t’ju injoroj. Përkundrazi, votën tuaj unë e ndëgjova me vëmendje të lartë dhe sinqeritet të plotë. Për t’ju përgjigjur kësaj, unë që nga sot jap dorëheqje të plotë nga pozitat e mija brenda strukturave të Partisë Socialdemokrate duke marrë përgjegjësinë si shef i grupit parlamentar dhe anëtar i kryesisë.

Duke besuar thellësisht se socialdemokracia është e vetmja rrugë përpara, dhe Partia Socialdemokrate duhet të jetë strumbullar i politikave socialdemokrate, unë do të jem në përkrahje të plotë të strukturave të reja partiake por jo në funksione vendimmarrëse. Por, më lejoni të theksoj se dorëheqja ime nuk është dëshpërim, apo për të parafrazuar poetin anglez J. R. R. Tolkien “dëshpërimi është vetëm për ata që shohin fundin përtej çdo dyshimi.”. Unë nuk e shoh. Ajo çfarë unë shoh është guximi dhe shpresa… dhe e ardhmja.

Për fund, më lejoni që t’i falenderojë të gjithë kolegët dhe koleget, shoqet dhe shokët, familjen, dhe të gjithë të tjerët që më mbështetën në kohë të vështira dhe në momente gëzimi, në këtë rrugëtim timin politik.

Përtej politikës, jeta do të vazhdoj, ku do ti përkushtohem me vullnet të plotë punës sime profesionale dhe kryeqytetit. Ajo çfarë do të mbetet e njëjtë është përkushtimi im në mbrojtjen e parimeve të mija themeltare për barazi dhe drejtësi shoqërore e solidaritet të plotë me të shtypurit.

Ju falenderojë edhe njëherë, e mirëupafshim në rrugëtimin e ri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?