Zjarret në Australi u marrin jetën tre personave

Së paku tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur gjatë një fundjave me shumë zjarre në Australi. Të dielën, në ditën e tretë të gjendjes emergjente, më shumë se 100 zjarre ishin ende aktive në rajonet New South Wales dhe Queensland. Kryeministri Scott Morrison tha se mund ta kërkojë ndihmën e ushtrisë […]

Të dielën, në ditën e tretë të gjendjes emergjente, më shumë se 100 zjarre ishin ende aktive në rajonet New South Wales dhe Queensland.

Kryeministri Scott Morrison tha se mund ta kërkojë ndihmën e ushtrisë për t’i përkrahur 1300 zjarrfikësit që janë angazhuar në luftën kundër zjarreve në këto dy rajone.

Qindra civilë gjithashtu janë paraqitur si vullnetarë për të ofruar ndihmë në zonat e prekura.

“Lutjet e mia sot janë për ata që e kanë humbur jetën dhe për familjet e tyre”, tha kryeministri Morrison.

Zyrtarët paralajmëruan se kushtet ekstreme të motit mund të sjellin më shumë zjarre gjatë javës së ardhshme, duke mos e përjashtuar as qytetin e madh, Sydney.

Në Queensland, mijëra njerëz e kaluan natën në qendrat e strehimit në kohën kur zyrtarët po mundoheshin të bënin vlerësime nëse kthimi i tyre në shtëpi është i sigurt apo jo.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri. Meteorologët kanë parashikuar mot të nxehtë dhe të thatë për javën e ardhshme dhe pritet që gjendja emergjente e zjarreve të vazhdojë, shkruan “BBC”,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?