Zgjedhjet në Rumani mbahen sot, ja kush është favoriti

Qendrat e votimit janë hapur sot në Rumani në një palë zgjedhje presidenciale që mund ta forcojnë pushtetin e partisë në pushtet, Partisë Liberale Kombëtare, duke e mbajtur në pushtet ish-liderin djathtist të partisë dhe përkrahësin e BE-së, Klaus Iohannis. Në këtë garë po marrin pjesë 14 kandidatë. Në mesin e tyre është edhe kryeministrja […]

Në këtë garë po marrin pjesë 14 kandidatë. Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e rrëzuar nga pushteti së voni, kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Viorica Dancila.

Sipas rezultatit të sondazheve, presidenti i tanishëm do t’i fitojë rreth 40 për qind të votave, gati dyfish më shumë se rivalët më të mëdhenj, por kjo fitore nuk do të ishte e mjaftueshme për t’u zgjedhur në pozitën e të parit të shtetit që në rundin e parë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët me më së shumti vota do të përballen në balotazh më 24 nëntor.

Iohannis ka thënë se dëshiron t’i modernizojë institucionet shtetërore të Rumanisë për t’i parandaluar skandalet e korrupsionit, me të cilat vendi është përballur me vite të tëra.

Ai gjithashtu është zotuar se do ta forcojë sundimin e ligjit dhe do t’i përkrahë masat kundër korrupsionit, sidomos brenda sistemit të drejtësisë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?