Zëdhënësi i VV-së i thotë diçka Natyrës së PSD’së

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka shprehur mllef dhe urrejtje ndaj Natyra Kuçit, kandidate për deputete nga PSD, pasi kjo e fundit tha se nuk i pranon me asnjë çmim votat e ardhura nga Serbia, sikurse VV’ja. ‘’Një kandidate për deputete e AAK-së, parti kjo e sapo dalë nga koalicioni me Listën Serbe dhe […]
‘’Një kandidate për deputete e AAK-së, parti kjo e sapo dalë nga koalicioni me Listën Serbe dhe me ministra kriminel e dhunues shqiptarësh si Rikallo paska tentuar në 3 fjali të mbajë moral politik.
Nga ish partiçkë që votonte buxhetin më të cilin qeveriste edhe Lista serbe madje nga pozita të larta shtetërore e deri te ministria e bujqësise dhe në vazhdimësi leshonte dokumente me cirilike sonte, një kandidate, paska vendosur të na flijohet për çështjen.
Populli e di dhe e ka ditur ku qëndron e vërteta. Me VETËVENDOSJE! s’ka me subjekte që Kosovës i referohen si Kosovë dhe Metohi dhe s’ka me subjekte që dergojnë ministra që kanë kryer krime në Kosovë. Ju e moret përgjigjen me 6 tetor’’, ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Natyra Kuçi e cila fitoi mandatin për t’u bërë deputete nga PSD, ka thënë se nëse Nisma hyn në Kuvend, ajo nuk do ta marrë atë post.
Kuçi thotë se kjo i dallon ata nga VV.
Ja postimi i plotë:
Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.
Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur.
Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmineve partiake./PERISKOPI/












