Zbulohet identiteti i ‘spiunit’ shqiptar që u arrestua nga BIA serbe

Zbulohet identiteti i ‘spiunit’ shqiptar që u arrestua nga BIA serbe

BIA dhe VBA serbe kanë zënë në flagrancë një shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me emrin Shefqet Demirovski, për vjedhje të dokumenteve të fshehta teknike në lidhje me prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm. Shefqet Demirovski, i cili është pronar i kompanisë ‘ATS Group’, është arrestuar në Serbi nën akuzën ‘spiunim’, pasi dyshohet […]

Shefqet Demirovski, i cili është pronar i kompanisë ‘ATS Group’, është arrestuar në Serbi nën akuzën ‘spiunim’, pasi dyshohet të ketë arritur të marrë dokumente sekrete për prodhimin e armëve dhe municionit në fabrikën “Prvi Partizan” në qytezën Uzicë të Serbisë.

Bëhet fjalë për dokumente të fshehta në lidhje me prodhimin e municionit për snajperë dhe pushkë antiajrore.

Gazeta Metro ka siguruar edhe videon ku shihet Shefqet Demirovski duke i dhënë mbi 30 mijë euro inxhinierit të pensionuar serb me emrin Borivoje Glisovic.

Bashkë me Demirovskin, në aksionin e përbashkët të shërbimit sekret serb (BIA), atij ushtarak (VBA) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) është arrestuar 3 serbë të tjerë.

“Janë arrestuar edhe tre punëtorë të fabrikës ‘Prvi Partizan’ nga Uzhica, si dhe Sh. D, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pronar i firmës ‘Ars Group’ nga Shkupi për keqpërdorim dhe ryshfet. Janë arrestuar ish inxhinieri i ‘Prvi Partizan’ B. G nga Uzhica, N. I nga Pozhega, konstruktor në Repartin për vegla dhe makina në fabrikën ‘Prvi Partizan’ dhe M.M Të dyshuarit janë arrestuar dhe u është shqiptuar paraburgim prej 48 orëve, të cilët më pastaj do të dalin para Prokurorit publik. Ata akuzohen për vepër penale shitje të projekteve dhe dokumenteve tjera që ju takojnë fabrikës ‘Prvi Partizan’ që kanë të bëjnë me prodhimin e armëve dhe municionit”, thonë nga Prokuroria publike e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe Shefqet Demirovski ka hapur në korrik të këtij viti fabrikën e parë në Vizbeg të Shkupit për prodhimin e jelekëve dhe helmetave mbrojtëse për policinë dhe për ushtrinë, në pjesën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë.

Kujtojmë se për këtë rast ka folur mbrëmë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ku deklaroi se kanë kapur para 10 dite një ‘spiun shqiptar duke vjedhur dokumente të armëve serbe’

E gjithë kjo tingëllon si provë e Vucicit për të relativizuar skandalin me publikimin e rekrutimit të spiunëve serbë nga rusët në Beograd.

Kujtojmë se biznesmeni nga Maqedonia po cilësohet si shqiptar dhe po quhet si spiun nga Vucic dhe Prokuroria e Serbisë, ai merret me prodhimin e disa lloje të armëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?