Xheremi Korbin lë gojëhapur të gjithë me fjalimin e fundit: Unë s’jam lider i lindur (Video)

Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn] lideri i partisë Laboriste po kërkon të bëhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Së fundi ai ka bërë një fjalim pasionant e të guximshëm për politikën dhe qytetarët duke sfiduar mendësinë aktuale që ka përçarë britanikët dhe botën. Lideri shtatëdhjetë vjeçar e ka nisur fjalimin e […]
Lideri shtatëdhjetë vjeçar e ka nisur fjalimin e tij duke thënë haptas e qartë “Unë nuk jam i lindur për të sunduar” që me fjalë të tjera pranon se nuk është lider i lindur, siç ekziston termi i abuzuar në publik, shkruan Periskopi.
Ai ka shtuar se mendon të ndajë pushtetin me qytetarët dhe komunitetet e margjinalizuara në Britani të Madhe.
“Politika duhet të jetë për jetën tuaj, komunitetin tuaj, punën tuaj, çështjet me të cilat përballeni çdo ditë të lume. Për mua, politika reale nuk është për t’u sharë në parlament. Nuk kam interes për atë gjë. Unë nuk bëj sulme personale. Për mua, politika reale, politika për të cilën qëndroj, ka të bëj me ndarjen e pushtetit dhe pasurisë me njerëzit që nuk kanë shumë para, nuk kanë të afërm e shokë të fuqishëm, në mënyrë që të marrin kontrollin e jetës së tyre.“ – ka thënë z.Korbin.
Korbin ka gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur kryeministër i vendit pas kandidatit të turpshëm konservator, Boris Xhonsonit [Johnson].
Më poshtë e keni të përkthyer në gjuhën tonë amtare fjalimin e tij dhe po ashtu fjalimin në origjinal:
“Unë nuk jam i lindur për të sunduar. Asnjë prej nesh në këtë dhomë nuk është i lindur për të sunduar. Unë nuk e ndjek atë formë politike që mendon se gjithçka është lojë, lojë fjalësh, lojë e debatit shoqëror. Unë kërkoj pushtet për partinë tonë, në mënyrë që ta shpërndajmë atë pushtet me krejt vendin tonë dhe me të gjitha ato komunitete që do të kontribuojnë në fitoren historike të Laboristëve më 12 dhjetor.
“Westminsteri [distrikti qeveritar] nuk e ka mbuluar veten me lavdi së fundi. Fyerjet fëmijërore që bëhen, deputetët poterexhi, rregullat e përçdutshme e të pabesueshme të cilat s’i kuptoj krejtësisht as vetë. Unë kam qenë aty për 37 vjet. Na pret një rrugë e gjatë… e gjatë, rrugë e gjatë nga realiteti i jetëve të njerëzve. Kështu që nëse po punoni me orë të gjata për paga që me zor i mbulojnë faturat, ushqimin dhe qiranë dhe kurrgjë s’ndryshon, keni të drejtë të ndiheni të frustruar me sistemin politik – sepse nuk po funksionon për juve.
“Politika duhet të jetë për jetën tuaj, komunitetin tuaj, punën tuaj, çështjet me të cilat përballeni çdo ditë të lume. Për mua, politika reale nuk është për t’u sharë në parlament. Nuk kam interes për atë gjë. Unë nuk bëj sulme personale. Për mua, politika reale, politika për të cilën qëndroj, ka të bëj me shpërndarjen e pushtetit dhe pasurisë me njerëzit që nuk kanë shumë para, nuk kanë të afërm e shokë të fuqishëm, në mënyrë që të marrin kontrollin e jetës së tyre.“ /Periskopi
https://www.facebook.com/Channel4News/videos/2464987093748260/












