Washington Post tregon si Kosova dhe Serbia ndihmuan Shqipërinë: Tragjedia bashkon kombet

Washington Post tregon si Kosova dhe Serbia ndihmuan Shqipërinë: Tragjedia bashkon kombet

‘Shkatërrimi i katastrofave natyrore bashkon kombet’, kështu shkruan Washington Post në një artikull të publikuar së fundi, ku tregon për ndihmën që Ballkani, përfshirë Kosova e Serbia, i dhanë Shqipërisë pas tërmetit vdekjeprurës, ku humbën jetën plot 51 persona. Tërmeti i së martës në orët e hershme të mëngjesit, la shumë viktima, të plagosur e […]

Tërmeti i së martës në orët e hershme të mëngjesit, la shumë viktima, të plagosur e njerëz pa shtëpi. Por, la në historinë e vendit edhe një plagë që vështirë se kalon.

Washington Post në artikullin e saj publikuar sot shkruan për ndihmën që vendet e ndryshme ia kanë dhënë Shqipërisë, si me mjete financiare, ashtu edhe me forca ushtarake, veshëmbathje e ushqime.

Mediumi i njohur amerikan, ka theksuar se në operacionet e shpëtimit morën pjesë edhe forca nga Kosova e Serbia, dy vendet që njihen për shkak të mosmarrëveshjes.

“Shumë shpejt, ekuipazhe të specializuara shpëtimi po vinin sipas të gjitha planifikimeve. Një nga më të habitshmet ishte një ekip prej 13 personash nga Serbia, një vend me marrëdhënie tradicionalisht të vakëta me Shqipërinë për shkak të mosmarrëveshjeve në vazhdim për Kosovën”, shkruan WP.

Tutje, në një mënyrë, mediumi i njohur ka krahasuar këtë situatë me atë të Greqisë dhe Turqisë, ku pasi u goditen nga tërmetet shkatërruese, pavarësisht marrëdhënieve, u detyruan të ndihmojnë njëra tjetrën.

”Ndonjëherë është fuqia pa dallim dhe shkatërrimi i katastrofave natyrore që bashkon kombet. Një shembull i dukshëm ishte kur Greqia dhe Turqia nxituan të ndihmojnë njëra-tjetrën pasi tërmetet shkatërruese goditën secilin vend në më pak se një muaj në vitin 1999”, thuhet në artikull.

Kujtojmë se Shqipëria më 26 nëntor është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.4 shkallës, ku fatkeqësisht, nga kjo u shënuan plot 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.

Në anën tjetër, mijëra persona nga Durrësi, Tirana e Thumana kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ku shumica prej tyre janë strehuar në qendra sociale të ngritura nga Qeveria, ndërsa qindra të tjerë, po gjejnë strehim edhe në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?