VV organizon mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar mbledhje të ndihmave për të gjitha familjet që janë prekur nga tërmetet në Shqipëri. Vetëvendosje ka ngritur tri pika grumbullimi, në zyrat e saj në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna si paracetamol dhe […]
Vetëvendosje ka ngritur tri pika grumbullimi, në zyrat e saj në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna si paracetamol dhe vitamina.
“Pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile. Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij çasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.












