Vuçiq për votat nga Serbia: Po luajnë me Kurtin e papërvojë

Vuçiq për votat nga Serbia: Po luajnë me Kurtin e papërvojë

Cirku rreth helmimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës kur numëroheshin vota nga Serbia qendrore shërbeu kundër udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kështu ka deklaruar sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. “Unë kam folur për këtë më parë. U bë gjithçka për të futur në kurth Kurtin e papërvojë”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq, […]

Cirku rreth helmimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës kur numëroheshin vota nga Serbia qendrore shërbeu kundër udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kështu ka deklaruar sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. “Unë kam folur për këtë më parë. U bë gjithçka për të futur në kurth Kurtin e papërvojë”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq, përcjell Reporteri.net shkrimet e mediave serbe.

“Ky skenari me helmim u mendua kundër Kurtit. Ata bënë një lojë të brendshme. Edhe po ti anulojnë 4,000 deri në 5000 vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK në bllok mund të kenë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër Vlora Osmani”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq ndër të tjera tha tha se në “lojëra të tilla po marrin pjesë edhe lojtarët nga bota”. “Presim shumë më tepër probleme në formimin e parlamentit dhe qeverisë në Prishtinë,” tha Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme PZAP-i vendosi për anulimin e votave nga Serbia bazuar në ankesën e Koalicionit Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë. Në anën tjetër Lista Serbe tha se vazhdon “t’i ketë në duart e saj të dhjetë mandatet” në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?