Vuçiq: Deri në Vitin e Ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore vetëm me letërnjoftim

Bisedimet në Samitin e Ohrit nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u cilësuan si shumë të mira, ndërsa ai dha edhe lajmin se deri në Vitin e Ri 2020, në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri mund të kalonin vetëm me letërnjoftim, përcjellë Periskopi shkrimin e Danas. Vuçiq theksoi se ndryshimet do të tërheqin investimet e huaja, […]
Vuçiq theksoi se ndryshimet do të tërheqin investimet e huaja, duke përmendur Preshevën si pikë-kalimin e tretë kufitar më të rëndësishëm për Serbinë.
Vuçiq tha se synimi është të hapen rrugët, që turistët të mos kenë probleme dhe atyre askush të mos u kërkojë dokumente shtesë për kalimin e kufirit.
“Nëse hyni në aeroportin e Beogradit në mënyrë që të mos keni nevojë për dokumente speciale për Shqipërinë, askush nuk do t’ju kërkojë dokumente, të keni sa më pak shkresa, sa më pak probleme kufitare. Kur zbarkoni në Shkup, nuk ju pyesim më sesi keni arritur atje, ju mund të shkoni në Beograd apo Tiranë, është një lloj “Mini Shengen”, u shpreh presidenti serb. /PERISKOPI












