Vuçiq: BE po na trajton si kukulla, prandaj mini-shengeni është ide e mirë

Presidenti i Maqedonisë, Steve Pendarovski po qëndron në vizitë zyrtare në Serbi. Gjatë takimit me Aleksandër Vuçiqin ky i ka folur për mini-shengenin dhe dështimin e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut. “I kam thënë Zoran Zaevit në Novi Sad se nuk do të ketë hapje të negociatave dhe ai më tha se ia […]
Presidenti i Maqedonisë, Steve Pendarovski po qëndron në vizitë zyrtare në Serbi. Gjatë takimit me Aleksandër Vuçiqin ky i ka folur për mini-shengenin dhe dështimin e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.
“I kam thënë Zoran Zaevit në Novi Sad se nuk do të ketë hapje të negociatave dhe ai më tha se ia kanë premtuar këtë, i kam thënë se s’dua të na trajtojnë si kukulla’.
“Nëse e shikojmë të kaluarën, më së afërmi para dy vitesh, ne u tregonim BE-së gjithçka që ishte e bukur. Ishim mësuam ta përsërisnim pranë gjermanëve dhe francezëve dhe Brukselit se integrimi evropian është procesi më i rëndësishëm për ne. Unë e kisha mësuar përmendësh si këngë këtë. Por nuk ndodhte asgjë dhe ktheheshim në shtëpi e përfundonim duke kritikuar të tjerët. Ata luanin me neve si me kukulla. Ata kurrë s’duan të dëgjojnë t’u them asgjë të keqe për rajonin, duan t’u flas vetëm për fqinjësi të mirë e njerëz të mirë. Por ne nuk do të vazhdojmë të trajtohemi si kukulla”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar ‘se për këtë është i lumtur për iniciativën e mini-shengenit’. /Periskopi/












