Vjosa Osmani nuk e di se çfarë pozite do të mbajë në qeverinë e re

Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidate për kryeministre nga LDK, në një intervistë në Jeta në Kosovë nuk ka dhënë përgjigje se çfarë pozite do të zë në qeverinë e ardhshme. Ajo thotë se vendimin për pozitë të re do ta merrë në momentin që bëhet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. […]
Ajo thotë se vendimin për pozitë të re do ta merrë në momentin që bëhet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë do ta marrë vendimin tim në momentin që lidhet koalicioni mes LDK-së e LVV-së. Në momentin që lidhet koalicioni, unë do të shoh se si mund ta ndihmoj koalicionin”, tha Osmani në emisionin Jeta në Kosovë.
“Unë dua ta shoh se si mund të ndihmoj në mënyrë më efektive që të realizohet ky program qeverisës që jemi dakorduar”, tha ajo./Periskopi/












