Vjosa Osmani nënkupton se ajo mund të jetë presidente

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka treguar se LDK dhe VV ende nuk kanë arritur të kenë pajtushmëri të plotë. Osmani në një intervistë të dhënë tek Blendi Fevziu në “Opinion”, tha se nuk është biseduar për ndarje të ministrive. Ajo ka theksuar se përmendja e postit të presidentit nga ana e Mustafës nuk ka […]
Osmani në një intervistë të dhënë tek Blendi Fevziu në “Opinion”, tha se nuk është biseduar për ndarje të ministrive.
Ajo ka theksuar se përmendja e postit të presidentit nga ana e Mustafës nuk ka nënkuptuar që i përket atij personalisht por LDK-së si parti, përcjell Periskopi
“Nuk nënkupton që kemi pajtushmëri të plotë me VV-në, ende nuk kemi biseduar për ndarje të ministrive Kur po dëgjoj që thojnë cka do ti ofrohet LDK. “Mustafa nuk ka shprehë të jetë pjesë e qeverisë, por kjo nuk do të thotë që nuk na jep përkrahje. Mustafa kur ka folur që posti i presidentit do ti takoj LDK nuk ka thënë që personalisht do ti takoj atij”, ka thënë Osmani tek Blendi Fevziu në “Opinion”
E pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të drejtonte ajo në qeverinë e ardhshme, Osmani tha se ende nuk e kishte vendosur por më mirë e shikonte veten në krye të Kuvendit, ose të Ministrisë së Jashtme.
“Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku ti shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim. Zoti Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë”, tha Osmani për emisionin Opinion












