Videoja e serbit me spiunin rus, deklarohet Moska

Lidhur me rastin e hetimeve mbi xhirimin në të cilin shihet spiuni rus i cili dorëzon para agjentit serb është deklaruar edhe Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov, ka thënë se nuk është në dijeni të këtij incidenti, për atë çfarë realisht ka ngjarë, por se ka theksuar se marrëdhëniet në mes Moskës dhe Beogradit […]
Lidhur me rastin e hetimeve mbi xhirimin në të cilin shihet spiuni rus i cili dorëzon para agjentit serb është deklaruar edhe Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov, ka thënë se nuk është në dijeni të këtij incidenti, për atë çfarë realisht ka ngjarë, por se ka theksuar se marrëdhëniet në mes Moskës dhe Beogradit janë ‘të karakterit vëllazëror’.
“Marrëdhëniet me Serbinë janë të karakterit vëllazëror. Asgjë nuk mund të ndikojë në këtë. Ne nuk dimë për çfarë incidenti bëhet fjalë dhe kjo duhet të vërtetohet”, pretendon zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov, shkruan Reuters.
Në rrjetet sociale u publikua një video-xhirim në të cilin shihet spiuni rus, i cili i dorëzon para një zyrtari të lartë të Serbisë, derisa autencitetin e xhirimit dhe identitetin e spiunit rus e ka konfirmuar Agjencia serbe për Siguri dhe Inteligjencë, përcjell periskopi.












